Harduer

Procesori i ri Intel Core M do të përdoret në ndërtimin e tabletëve super të holla

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Procesori i ri Intel Core M do të përdoret në ndërtimin e tabletëve super të holla

29382-thumbZëvëndës presidenti dhe menaxheri i përgjithshëm i Intel, Kirk Skaugen ka lancuar një gjeneratë të re të procesorëve, Core M.

Ky procesor do të fokusohet në tre segmente: te konvertueshme, portabël dhe tabletët. Sipas Intel ky është procesori më efiçent për sa i përket energjisë.

Core M përdor një proces 14nm dhe ofron 50% më shumë perfomancë CPU-je dhe 40% më shumë performancë grafike në krahasim me Core i5 – 4302Y që doli në treg vitin e kaluar. Avantazhe të tjera përfshijnë konsumimin e ulët të energjisë dhe përmasat e vogla të baterisë që e bëjnë këtë procesor të jetë shumë i vogël dhe i lehtë në peshë.

Platforma Core M do të përfshijë mbështetje për kualitet të lartë audiosh dhe Wi-Di 5.0. Qëllimi i krijuesve është që ky procesor të përdoret në ndërtimin e tabletëve të holla, më pak se 9 mm. Më shumë produkte të bazuara në Core M priten të jenë në shitje këtë Krishtlindje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>