Harduer

Procesori i ri Qualcomm Snapdragon 3100 do të revolucionarizojë orët inteligjente

Sep 12 2018
0 Shpërndarje
Co-procesori i ri do të jetë në shërbim të ashtuquajturës “Ambient Mode,” me plot 16 lloje ngjyrash. Ndërsa Cortex-A47 është ai që vë në funksion sistemin operativ Wear OS, co-procesori shërben për sistemin operativ RTOS. Procesori i ri Qualcomm Snapdragon 3100 do të revolucionarizojë orët inteligjente

Është kritikuar jo pak herë dhe tashmë ka ardhur me një përgjigje. Qualcomm prezantoi më në fund pasardhësin dhe përditësimin e çipit për veshjet teknologjike të Snapdragon 2100.

Kritikat kanë marrë përgjigje nga kompania në formën e Snapdragon Wear 3100, një çip i cili sjell me vete teknologji të reja për gjeneratën e ardhshme të veshjeve teknologjike.

Ndryshe nga 2100 i cili ishte një çip smartfonësh i përshtatur për orët inteligjente, Snapdragon Wear 3100 është ndërtuar nga e para.

Ai ka në përbërje katër bërthama ARM Cortex-A47, një DSP dhe një co-procesor.

Janë dashur plot pesë vite kërkim për kompaninë për të ndërtuar këtë procesor 28nanometër me fuqi të ulët, megjithatë ka për ti dhënë fund ngërçeve të veshjeve elektronike.

Qualcomm thotë se Snapdragon 3100 ul konsumin e energjisë me 20 herë. Në varësi të kapacitetit të baterisë, orët me këtë procesor do të kenë jetëgjatësi baterie mes 36 deri në 60 orë.

Co-procesori i ri do të jetë në shërbim të ashtuquajturës “Ambient Mode,” me plot 16 lloje ngjyrash. Ndërsa Cortex-A47 është ai që vë në funksion sistemin operativ Wear OS, co-procesori shërben për sistemin operativ RTOS.

Me fjalë të tjera kur nuk jeni duke përdorur orën, është co-procesori ai që e mban funksionale ju treguar kohën.

Por nuk është vetëm co-procesori risia e çipit të ri. PMIC është një qark i ri për menaxhimin e energjisë i cili përmirëson jetëgjatësinë e baterisë.

Një gjeneratë e re NFC dhe një SRAM i përshtatur janë tjera risi.

Kur do të kemi një orë me këtë procesor?

Orët e para inteligjente me Snapdragon Wear 3100 do të vinë nga Fossil, Montblanc dhe Louis Vuitton.

Vetë grupi Fossil ka në përbërje markat si Michael Kors, Misfit, Marc Jacobs, Emporio Armani dhe Skagen. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>