Lajmet

Procesori i ri Qualcomm për telefonët e rangut të mesëm është Snapdragon 670

Aug 9 2018
0 Shpërndarje
Gjithashtu është pjesë e teknologjisë që gjendet pas algoritmit HDR+ në Google Pixel 2. Procesori i ri Qualcomm për telefonët e rangut të mesëm është Snapdragon 670

Edhe pse Snapdragon 700 dukej se ishte përgjigja e Qualcomm për inteligjencën artificiale në telefonët “low-cost”, kompania nuk ka harruar telefonët e rangut të mesëm.

Snapdragon 670 i ri gjithashtu fokusohet tek performanca e inteligjencës artificiale dhe është 1.8 herë më i shpejtë sesa gjenerata e kaluar Snapdragon 660.

Hexagon 685 DSP i cili është në zemër të Snapdragon 845 prezantuar Dhjetorin e kaluar, gjithashtu do të jetë prezent tek Snapdragon 670.

Gjithashtu është pjesë e teknologjisë që gjendet pas algoritmit HDR+ në Google Pixel 2.

Karta grafika e Snapdragon 670 është Adreno 615, 25% më e shpejtë se gjenerata e kaluar. Bërthama e re procesorike Kryo 360 gjithashtu është 15% më i shpejtë.

Mbetet për tu parë se çfarë pajisjesh do të vinë me procesorin Snapdragon 670 krahasuar me 700. Ky i fundit supozohej se do të fshihej mes telefonët të rangut të mesëm dhe atyre të lartë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>