Harduer

Procesori më i shtrenjë i Intel është modeli 24 bërthamësh Xeon E7-8894, kushton 8,898 dollar

Feb 13 2017
0 Shpërndarje
Asnjë procesor Intel nuk kushton aq sa Xeon E7-8894 v4. Me çmim prej 8,898 dollar, procesori Xeon ka 24 bërthama, 60 MB depo memorieje dhe frekuencë turbo prej 3.4 Ghz. Procesori më i shtrenjë i Intel është modeli 24 bërthamësh Xeon E7-8894, kushton 8,898 dollar Photo Source: Intel

Intel thotë se ky është procesori më i shpejtë i kompanisë i cili ka thyer rekorde.

Procesori i dytë më i kushtueshëm i kompanisë është modeli E7-8890 v4 i cili ka gjithashtu 24 bërthama dhe kushton 7,147 dollar. Procesorët kanë karakteristika të ngjashme me përjashtim të frekuencën e cila tek ky i fundit është 2.2 Ghz.

Modeli 8,898 dollarësh ka kosto më të lartë edhe se procesori për super kompjuterët Xeon Phi 7290F i cili kushton 6,401 dollar dhe katër herë më i kushtueshëm sesa Core i7-6950X.

Megjithatë pritet konkurrencë nga AMD falë procesorëve të rinj Zen të cilët do të ofrohen edhe për serverët. Një prej modeleve me emrin e koduar “Napoli” mund të ketë deri në 32 bërthama.

Por Xeon E7-8894 v4 i bazuar në arkitekturën Broadwell ka këtë kosto marramendëse për disa arsye. Së pari është dizajnuar për institucionet financiare të cilat kanë nevojë për sisteme të qëndrueshme të transaksioneve. Këto kompani mund të humbasin qindra miliona dollar nëse një server dështon.

Gjithashtu karakteristikat e tij janë të panjohura për procesorët e zakonshëm desktop të cilët janë të aftë të diagnostikojnë problemet dhe si adresojnë ato pa çuar në dështimin e serverave. Ato kanë nivele të lartë të integrimit të rrjeteve dhe I/O. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>