Harduer

Procesori Threadripper 2 i AMD mund të kushtojë deri në 1,800 dollarë

Jul 30 2018
0 Shpërndarje
Sipas një raporti nga Videocardz, modeli me 32 bërthama dhe 64 procese Threadripper 2990X do të kushtojë 1,840 dollarë. Procesori Threadripper 2 i AMD mund të kushtojë deri në 1,800 dollarë

Intel ka dominuar prej dekadash industrinë e procesorëve për desktopë dhe laptopë, por linja e re AMD Ryzen vuri jo pak herë kompaninë në vështirësi.

Procesorët më të fuqishëm Ryzen, modelet Threadripper, ofrojnë performancë të barabartë me procesorët Extreme të Intel por me gjysmën e çmimit.

Threadripper 2 do të debutojë në muajt në vijim por kostoja e tij mund të mos jetë e ngjashme me paraardhësin.

Sipas një raporti nga Videocardz, modeli me 32 bërthama dhe 64 procese Threadripper 2990X do të kushtojë 1,840 dollarë.

Ky procesor do të ishte më i shtrenjtë i lançuar në historinë e AMD-së.

Procesori Threadripper 1950X i gjeneratës së kaluar kushtonte 1,000 dollarë ndërsa sot e blini edhe për 800 dollarë.

Përveç numri të lartë të bërthamave, 2990X do të ketë depo memorie prej 80MB dhe fuqi 250vat.

Frekuenca bazë mund të arrijë në 3.4Ghz ndërsa turbo 4.2Ghz.

Threadripper i ri do të mbërrijë në mesin e Gushtit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>