Harduer

Prodhuesi i proçesorëve mobil, Qualcomm, do të ofrojë një skaner të shenjave të gishtërinjve

Mar 2 2015
0 Shpërndarje
Prodhuesi i proçesorëve mobil, Qualcomm, do të ofrojë një skaner të shenjave të gishtërinjve

snapdragon_primary-100259796-large

Që nga momenti kur Apple solli në treg iPhone 5S në vitin 2013, kompania prezantoi një opsion që askush veç saj nuk mund ta ofronte; një skaner të shenjave të gishtërinjve quajtur TouchID. Por duket se tanimë TouchID do të përballet me një konkurent tjetër përveç Samsung. Qualcomm sapo ka prezantuar një lexues të ri të shenjës së gishtit që përdor valët ultrasonike për të verifikuar gjurmët e gishtërinjve në 3D.

Ndryshe nga TouchID, teknologjia e quajtur “Snapdragon Sense ID” e Qualcomm mund të njohë shenjat e gishtërinjve të përdoruesve dhe nëqoftëse keni duart e lagura apo të papastra. Madje mund të skanojë shenjat e gishtërinjve edhe nëse mes skanerit dhe gishtërinjve qëndron një material prej alumini, plastike apo safire. Kjo do të thotë që prodhuesit do të jenë të aftë të integrojnë këtë teknologji në dizajnin tërësor të telefonit në vend të krijimit të një seksioni të veçantë i përbërë nga një material i posaçëm për të mbështetur sensorin. Tanimë sensori mund të vendoset direkt në pjesën e përparme të telefonit.

Kjo teknologji e re premton më shumë saktësi duke kjo reduktuar tentativat e vazhdueshme për të hapur telefonin me anë të shenjës së gishtit nëse refuzohet. Qualcomm deklaron se teknologjia ultrasonike, e cila tashmë është përdorur në aplikacione sigurie biometrike, mund 0të penetrojë në shtresat e lëkurës, anët e gishtit duke identifikuar detaje tri-dimensionale dhe karakteristika unike të shenjës së gishtit ku përfshihen dhe poret e djersitura të lëkurës. Kjo gjë do ta bëjë shumë më të vështirë kopjimin e shenjës së gishtit të dikujt.

Padyshim që me anë të këtsaj teknologjie Qualcomm renditet si konkurenti më i madh i Apple. Teknologjia Qualcomm Sense ID do të jetë pjesë e proçesorit Snapdragon 810 dhe 425 por përveç kësaj do të jetë e disponueshme edhe si një pjesë individuale. Pajisjet e para që do të përdorin këtë teknologji do të lançohen nga fundi i këtij viti. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>