Harduer

Prodhuesi Kinez i telefonëve Xiaomi hyn në biznesin e procesorëve

Feb 10 2017
0 Shpërndarje
Apple Kinez Xiaomi do të hedhë në treg një telefon me një procesor të ndërtuar nga vetë kompania raportoi Wall Street Journal. Prodhuesi Kinez i telefonëve Xiaomi hyn në biznesin e procesorëve Photo Source: Bloomberg

Xiaomi do të prezantojë procesorin e ri “Pinecone” muajin e ardhshëm duke u bërë prodhuesi i dytë Kinez i telefonëve inteligjentë, pas Huawei, i cili ndërton procesorët e tij.

Duke zhvilluar procesorin e vet, Xiaomi do të shmangë një sërë problemesh që vinë nga zinxhiri i furnizimit. Aktualisht kompania përdorur procesorët e Qualcomm për telefonët e rangut të lartë dhe MediaTek për ata buxhetorë.

Pyetja që ngritet është nëse telefonët me procesorin e ri të Xiaomi mund të maten me ato të rivalëve si Apple, Huawei dhe Samsung. Analistët thonë është me rrezik.

Xiaomi, kompania e cila udhëhoqi tregun kinez të telefonëve në 2015-ën, u përball me vështirësi të shumta në 2016-ën pasi ra në vendin e pestë pas Oppo në klasifikimin global.

Në Nëntor të 2014-ës, filiali i Xiaomi Pinecone Electronics bleu firmë e teknologjisë së procesorëve Leadcore Technology për 15 milion dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>