Harduer

Prodhuesi kanadez, ofron laptop me gjashtë bërthama dhe 4TB HDD

Aug 18 2010
0 Shpërndarje
Prodhuesi kanadez, ofron laptop me gjashtë bërthama dhe 4TB HDD

Panther 2.0 është dizajnuar të jetë një zëvendësim për stacione punuese që kërkojnë grafikë të nivelit të lartë dhe programe CAD (Computer-aided Design), tha prodhuesi i tij Eurocom.

4TB hapësirë për ruajtje të memories është e barabartë apo tejkalon atë që ofrojnë shumica e serverëve apo desktop kompjuterëve. Kjo hapësirë është e ndarë në katër vende, me një njësi të veçantë në secilin prej tyre. Opsionet për procesorë përfshijnë Intel Core i7 Extreme Edition apo Xeon 5600, që kanë deri në gjashtë bërthama dhe punojnë në shpejtësi deri në 3.33 Ghz. Këta çipa zakonisht gjinden në desktop të nivelit më të fundit apo server.

Makina ka një ekran 17.3 inç dhe arrin e pajisur me deri në 24GB memorie dhe ka një ueb kamerë 3.0 megapikselëshe, kurse konkurrenca e tij në këtë segment ka ueb kamera me vetëm 1.3 apo 2.0 megapiksel.

AI mund të konfigurohet për të ofruar performancë të lartë grafike duke përdorur kartela grafike Nvidia GTX480M apo AMD ATI Radeon HD5870. Ai mbështet CrossFire X të AMD-së dhe Scalable Link Interface të Nvidia-së, për të lidhur kartelat grafike mes veti.

Paraqitja e tij në treg pritet të ndodh më vonë gjatë këtij muaji. Një sistem me procesorin më të shpejtë të Intel, 4TB hapësirë dhe deri në 24 GB Ram memorie mund të arrij në një çmim prej 9.000 dollarë. Një konfigurim bazë me procesor 2.8 GHz Core i7, 320 GB HDD, një ATI Radeon HD5870 dhe 6GB RAM memorie, thuhet se do të kushtojë 2.999 dollarë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>