Analiza

Prodhuesit e kompjuterëve presin çmime të ulta në të ardhmen nga Windows

May 12 2013
0 Shpërndarje
Prodhuesit e kompjuterëve presin çmime të ulta në të ardhmen nga Windows

Duke cituar disa prej ekzekutivëve të industrisë së kompjuterëve në Azi, Wall Street Journal raporton se Microsoft-i do të duhet të ulë kostot e licencave për të konkurruar tabletët e lira.

Microsoft-i ka lënë të kuptohet se do sjellë risi në versionin e ardhshëm të Windows. Një përmirësim i quajtur Blue, që do të jetë pjesë e zhvilluesve në qershor, do të përfshijë një opsion në desktop të ndezjes dhe mund të risjellë butonin e startit.

Ekzekutivët nga Acer kanë disa mendime për të tashmen dhe të shkuarën e Microsoft-it: “Në të kaluarën ne mendonim se ata jetonin në parajsë”, tha Acer Chairman J.T. Wang. “Por tani ata u kthyen në tokë dhe po mësojnë se si njerëzit jetojnë apo mendojnë.”

Presidenti i Acer Jim Wong tha se Microsoft-i është bërë më i vëmendshëm ndaj sugjerimeve të bërësve të kompjuterëve. Gazeta gjithashtu citoi shefin ekzekturiv të Asus që tha se diferenca e çmimeve midis tabletëve Android dhe Windows 8 mund të bie me 100 $ këtë vit.

Nëse sjellja e Microsoft do të ndikojë në mos rënien e shitjeve të krijuesve të kompjuterëve ka akoma vend për debat. Gjithsesi tabletët Windows 8 të lira e të vogla, kanë nevojë për një aplikacion tërheqës në maksimum për të konkurruar me Kindle Fire të Amazon.

Ndërkohë që bërësit e tjerë të kompjuterëve akuzojnë Microsoft për të gjitha problemet e tyre, përsëri presioni bie mbi ta.

Çmime më të ulta dhe pritja për reagime do të ndihmojë patjetër zbutjen e tensioneve midis Microsoft-it dhe prodhuesve të kompjuterëve. Por që të dy kanë një rrugë të vështirë, ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të zëvendësojnë laptopët me tabletët. (PCWorld Albanian)

Windows

Tags >

windows
Lajmet e fundit>