Biznes

Prodhuesit e PC-ve mbrojnë shitjet e Windows 8

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
Prodhuesit e PC-ve mbrojnë shitjet e Windows 8

Java e kaluar ka qenë e ngarkuar për sa i përket lajmeve dhe zhvilimeve rreth Windows 8.

Microsoft-i lajmëroi se kishte shitur 40 milionë licenca deri tani, dhe azhurnimet i kalonin ato që u bënë për Windows 7.

Gjithsesi raporte të tjera nuk ishin kaq të frytshme. Një përfaqësues i Asus tha se shitjet nuk ishin dhe aq të mira. Grupi NPD tregoi se shitjet e Windows PC kishin rënë me 21% një muaj pas daljes së Windows 8.

Me sa duket ka pasur probleme me ekranet me prekje. Tani Wired raporton se 3 krijues PC kanë thënë se shitjet janë siç e kishin parashikuar, ose aty afër.

Menaxheri i Sony Vaio Dave McFarland tha se shitjet e PC Windows 8 janë në atë rrugë që e kishin parashikuar. Ai tha gjithashtu se Outlook dukej shumë mirë.

Nel Hand, zv. Presidenti i Dell tha se kompania e tij ka pasur kërkesa të larta për PC me touch screen Windows 8, si notebook-u XPS 12.

Sido që të jetë, Barney mendon se Microsoft-i dhe markat e tjera të krijimit të PC-ve duhet të punojnë së bashku për të krijuar një fushatë marektingu më të mirë për Windows 8. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>