Analiza

Prodhuesit e PC’ve nuk duhet të dorëzohen, por të luftojnë

Aug 20 2011
0 Shpërndarje
Prodhuesit e PC’ve nuk duhet të dorëzohen, por të luftojnë

HP ka bërë të ditur se do të stopojë jo vetëm prodhimin e pajisjeve me WebOS, po ka gjasa që të shes divizionin e saj të prodhimit të PC’ve. HP momentalisht është prodhuesi numër një në bot, por sipas të gjitha gjasave fati i IBM e pret edhe atë. Nëse shikojmë nga një perspektivë tjetër, ata do të përfitojnë një copë të majme parash në këtë proces…

HP fiton para duke shitur PC. Po! Kjo ishte komponenta e tretë e të gjenerimit të të hyrave për të gjatë vitit të kaluar. Por ata nuk dëshirojnë më të fitojnë aq pak dhe për HP duket më lehtë ndalja e prodhimit të PC”ve sesa rimbushja e baterive dhe përgatitja për një betejë tjetër.

Dhe cili është arsyetimi i Leo Apotheker, CEO i HP. “Tableti i ka fajet!”. A të bëhemi real paksa edhe ne: “efekti i tabletëve” apo “efekti Apple”. Në fakt Apple po zgjeron biznesin e saj, dhe pavarësisht se ai i PC’ve këtë vit ka pësuar rënie, Apple po vazhdon me rritje në shumë reparte.

Po që se nuk sjell inovacion në treg, atëherë nuk mund të mbash hapin me Apple!

Dhe mos të mendohen kompanitë si HP që kanë sjellë TouchPad dhe kanë dështuar se kanë bërë inovacion. Siç thotë Gizmodo, hedhja e peshqirit të bardhë gjashtë javë para se të paraqitet në treg produkti, ju nuk meritoni fitoren. TouchPad nuk ishte aq i mirë, por WebOS po. Problemi ishte hardueri. Nëse nuk e besoni atëherë lexoni një artikull që thotë se webOS ka punuar dy herë më shpejtë në një iPad 2 sesa në një TouchPad. Pra problemi është me harduerin. Nëse nuk funksion e rregulloni dhe provoni. Nëse dështon, provoni sërish… dhe bëni gati për treg një TouchPad 2.

Por të kthehemi tek PC’t

Kur kërkesa për produktet e Apple po shënon rritje, dhe kërkesa për produktin e juaj nuk i ka punët mirë, mos u dorëzoni. Nuk është çështje të fitosh para shkurt dhe të ikësh. Pse? Sepse duhet të sheh bota se po bëni inovacion. Kur Apple niset drejt jush, është koha për të paraqitur plane më të mira dhe për të sulmuar. Nëse nuk e bënë këtë prodhuesi më i madh në botë i PC’ve atëherë kush?

Apple nuk është arsyeja pse PC’t po vdesin. PC vdes vetëm nëse prodhuesit e PC’ve ia kthejnë shpinën dhe ikin. Bota ka nevojë për konkurrentë të Apple, dhe atë për konkurrentë më të mirë.

Ajo që është më e keqja edhe Intel po investon parat e veta (rreth 300 milion dollarë) në mënyrë që prodhuesit e PC’ve të sjellin një konkurrent të denjë ndaj MacBook Air pa dyfishuar çmimin. Mos krijoni një aplikacion për të printuar me të më lehtë, por ecni tutje konkurroni.

Prodhuesit e PC’ve nuk duhet të dorëzohen dhe nuk duhet të lënë prapa një treg jo konkurrues… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>