Lajmet

Prodhuesit Koreanë firmosin një peticion kundër marrëveshjes Nokia-Microsoft

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Prodhuesit Koreanë firmosin një peticion kundër marrëveshjes Nokia-Microsoft

gsmarena_001Që kur u shpall njoftimi se Microsoft-i ka blerë Nokia-n, shumë nga ne ka pyetur se çfarë do të bëhet me Nokia-n, dhe si do te funksionojnë licencat e patentave të saj 10 vjeçare? Prodhuesit Koreanë janë më të shqetësuar sesa të tjerët, dhe kanë shkuar aq larg sa kanë nënshkruar edhe një peticion për atë çfarë ata e quajnë avantazh të padrejtë ndaj Microsoft-it me këtë marrëveshje.

“Shoqëria Elektronike Koreane (KEA) ka nënshkruar një peticion tek Komisioni i Çështjeve Tregtare që ka një rol regullativ më 7 mars bashkë më Shoqëria Koreane të Softuerit, Industria Koreane e Përçuesve, Shoqërinë Koreane të Industrisë së Baterive, duke pretenduar se Microsoft po përpiqet të mbajë nën kontroll prodhuesit Koreane përmes patentave të Nokia-s.

Në gjykimin eKEA, Nokia po ashtu përben një rrezik për prodhuesit e huaj nga përdorimi i patentave të saj, e cila ka akoma kontroll mbi to edhe pas përfundimit të marrëveshjes. “Si një prodhues telefonësh, Nokia rralle here ka ushtruar të drejtat e patentave të saj si rezultat ndërlicencimit me Samsung Electronics, Apple dhe të ngjashëm, por tani mund të lançojë një ndjekje penale ose të kërkoj privilegje pa asnjë limit. Sipas juristit të KEA Hwang Eun-jeong, Nokia mundet efektivisht të bëhet karremi i patentave sepse nuk do të ketë nevojë për ndërlicencim me prodhues të tjerë sepse nuk prodhon më smartfonë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>