Lajmet

Prodhuesit koreanë të telefonëve shqyrtojnë ardhjen e Android 4.4 KitKat në pajisjet e tyre

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
Prodhuesit koreanë të telefonëve shqyrtojnë ardhjen e Android 4.4 KitKat në pajisjet e tyre

Xperia ZRPasi ishte lajmëruar para më tepër se një muaji, data e lëshimit të Android 4.4 KitKat për top smartfonët në treg tashmë është zbuluar nga prodhuesit dhe madje edhe nga bartësit.

Por çfarë ka për telefonët e nivelit hyrës dhe që ndodhen në mes të vargut të daljes në treg? Fatmirësisht për poseduesit e telefonëve të prodhuesit Samsung, është një fije shprese që të provojnë versionin më të fundit të sistemit Android.

Sipas një raporti nga GSM Arena, Samsung për momentin është duke e shqyrtuar listën e telefonëve me Android që do të marrin Android 4.4 KitKat. Disa telefonë që janë raportuar se po shqyrtohen për momentin janë Galaxy S4 mini, Galaxy S3 mini, Galaxy S Advance, Galaxy Core, Galaxy Fame, Galaxy Ace 2 dhe Galaxy Fresh.

Google deklaroi që versioni më i fundit i sistemit Android mund të punojë mirë, madje edhe në telefonët e nivelit hyrës, përderisa ata kanë të paktën 512 MB RAM. Ky është me siguri lajm i mirë për poseduesit që nuk duan ta blejnë një telefon të ri, por duan të marrin një version të përditësuar të Android-it.

Sidoqoftë, mbani mend që Samsung ende nuk ka lajmëruar asgjë dhe raporti thotë që kjo ndërmarrje është ende duke e hulumtuar mundësinë e përdorimit të KitKat-it në këta telefonë.

Ndërkohë, një tjetër prodhues i telefonëve me Android, Sony është raportuar se po e shqyrton mundësinë e lëshimit të sistemit të përditësuar në listën e vet për telefonët e nivelit hyrës si Xperia SP dhe Xperia ZR. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>