Analiza

Produktet më interesante të CES 2011 (deri tani)

Jan 7 2011
0 Shpërndarje
Produktet më interesante të CES 2011 (deri tani)

Motorola Droid BIonic
Motorola Droid BIonic ndoshta është celulari më mbresëlënës që kemi parë deri më tani në panairin CES, dhe me ekranin e tij 4.3 inç, procesorin me dy bërthama dhe përkrahjen për rrjetin e shpejtë LTE të Verizon, ky celular duket të ketë një të ardhme të ndritur.

LG Optimus Black

Ky është gjithashtu një celularë i jashtëzakonshëm që renditet menjëherë pas Droid Bionic. Ka një dizajn jashtëzakonisht të hollë dhe procesor të fuqishëm me dy bërthama. LG thotë se është celulari më i hollë në botë (natyrisht kjo varet se ku e bënë matjen), ndërsa nuk ka mbetur pa lavdëruar edhe ekranin NOVA, për të cilin thekson se është më i ndritshëm, ka kontrast më të madh dhe përdor më pak rrymë.

Motorola Xoom
Tablet kompjuterë janë sërish në qendër të vëmendjes dhe siç duket kjo pajisje me bazë në Android OS mund të sfidojë me sukses tabletin iPad të Apple. Motorola Xoom, një tablet me madhësi dhe peshë të ngjashme me iPad, do të bazohet në Andorid 3.0 dhe paralel me platformën Nvidia Tegra 2, do të ketë edhe një procesor 1GHz me dy bërthama. Xoom do të paraqitet në treg në fund të muajit mars dhe sipas asaj që u pa në CES, konsumatorët do të jenë në gjendje të shijojnë edhe shpejtësi 4G më vonë gjatë këtij viti.

BlackBerry PlayBook
BlackBerry PlayBook do të testoj nëse ka hapësirë për më shumë se dy sisteme operative në një tablet. PlayBook gjithashtu do të paraqitet në çerekun e parë të këtij viti dhe do të ketë gjithashtu edhe sistem operativ të BlackBerry (që është rezultat i blerjes së QNX më herët gjatë vitit të kaluar). Specifikat tregojnë për një procesor me dy bërthama me shpejtësi 1GHz si dhe 1GB RAM.

Vizio 3DTV të polarizuar

Konsumatorët deri më tani nuk kanë qenë edhe aq shumë të emocionuar me produktet 3D deri më sot dhe ka pasur disa arsye të mira për këtë. Efektet 3D nuk as për së afërmi të ngjashme me ato në kinema. Përveç kësaj kritika të mëdha ka pasur edhe për syzet e çuditshme, të shtrenjta dhe të rënda që duhet të vendosen për të shikuar përmbajtjen.

TV-të e rinj E-Series, M-Series dhe XVT-Series të Vizio nuk bëjnë një kapërcim të madh në terme të kualitetit të 3D imazheve, por ata përdorin syze të polarizuara që janë më të lehta, më të lira dhe në fakt mund t’ju bëjnë të dukeni më cool.

LG 3DTV me FPR

Edhe këta janë të ngjashëm me TV-të e Vizio, duke ofruar 3D me syze më të lira më të lehta dhe që ju shkaktojnë më pak kokëçarje. Por mos prisni mrekulli 3D.

Veçori të përpunuara të Panaosnic për TV të lidhur në internet
Viera Connect (të  cilin ekipi i PCWorld Albanian pati rastin ta provoj për së afërmi gjatë konferencës së saj në Tiranë), paraqet një zgjerim të jashtëzakonshëm tek TV-të e lidhur me internet. Ju mund ta përdorni atë për tu shikuar disa faqe të ndryshme sportive (MLB, NBA, NHL, etj), pastaj për të shikuar ueb aplikacione si Facebook, Napster, Skype, Ustream, Gameloft, e madje mund të luani edhe lojëra të plota online me telekomandën e televizorit Panasonic.

Lenovo IdeaCenter B520

IdeaCenter B520 është një prej të parëve që duket se paraqet një trend të fuqishëm për desktop PC gjatë këtij vit. Kompjuterë All-in-One por që ofron edhe 3D.

Sistemi veçohet me procesorë të gjeneratës së dytë të Intel, Core i7 (Sandy Bridge) dhe përkrahë Nvidia 3D Vision. Ju mund të shikoni edhe filma 3D në Blu-Ray njësinë e tij apo të luani edhe lojëra 3D. B520 ofron gjithashtu edhe 5 altoparlantë të integruar, një TV tuner dhe mund të pajisjet me deri në 16GB RAM dhe 2TB hapësirë magazinimi.

Olympus XZ-1, aparat i avancuar drejto-dhe-fotografo
Nëse dëshironi fuqi në xhepin tuaj, atëherë Olympus XZ-1 mund të jetë aparati për ju. Ky konkurrent i Canon PowerShot S95, ka një thjerrëz 10 megapikselëshe me veçori të fotografimeve me kënd të gjerë dhe ka opsione të telefotografimit më të mira sesa shumë të tjerë në kategorinë e tij. Dhe unaza kontrolluese jashtë kamerës ofron qasje të shpejtë në aperture, shuttter dhe ISO.

Sony Handycam HDR-TD10

Nëse dëshironi të kapni pamjet më të mira të mundshme 3D, atëherë zgjidhja juaj më e mirë tani për tani duket të jetë Sony HandyCam HDR-TD10,. Jo vetëm që i ka dy thjerrëza por i ka edhe dy sensor të imazheve dhe dy procesor. Kjo do thotë se ju do të jeni në gjendje të incizoni në HD në rezolucione ë të larta. E më e mira është se ju nuk duhet të keni syze për të parë efektin 3D në ekranin e tij.

Gjenerata e dytë e procesorëve të Intel

Çipat e gjeneratës së dytë Core të kompanisë Intel, të njohur me emrin e koduar Sandy Bridge, do të mund të gjinden në shumë makina, prej atyre laptopëve të nivelit mesatar e deri tek ekranet e mëdha All-in-One. Ata janë shumë të fuqishëm, dhe adoptojnë video dhe fuqi në mënyrë efikase.

Kamera Casio Tryx
Me një formë interesante dhe me manipulim inovativ kjo kamerë e Casios-së vërtetë sjellë disa mënyra shumë interesante në përkrahje të përdoruesit për të kapur incizimet me aksione të shumta.

HP Pavilion DM1

HP Pavilion DM1 premton një netbook me më shumë fuqi sesa një laptop mesatar. DM1 ka një procesor të ri AMD Fusion, që është i lidhur me një GPU dhe CPU në një copë të vetme të silikionit. Përmes tij ju do të jeni në gjendje të shihni video 1080p ndërsa bateria do të jetë ende në gjendje të bëjë maratonë filmike me ju.

Lajmet e fundit>