Harduer

Produktet Microsoft Surface dështojnë në testet e qëndrueshmërisë

Aug 10 2017
0 Shpërndarje
Microsoft hodhi poshtë pretendimet duke thënë se studimi i kompanisë është ndryshe nga ai i Consumer Reports. Produktet Microsoft Surface dështojnë në testet e qëndrueshmërisë Photo Source: Reuters

Shkalla e dëmtimit të pajisjeve Microsoft Surface hedh dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e laptopëve dhe tabletëve të kësaj marke tha Consumer Reports e cila si rezultat nuk i rekomandon më.

Organizata jofitimprurëse e cila merret me testimin e 90,000 laptopëve dhe tabletëve, zbuloi se 25% e pajisjeve Microsoft Surface shfaqin probleme brenda vitit të dytë të përdorimit sipas një studimi publikuar ditën e Enjte.

Microsoft hodhi poshtë pretendimet duke thënë se studimi i kompanisë është ndryshe nga ai i Consumer Reports.

“Ne nuk besojmë se këto gjetje të raportit reflektojnë eksperiencën e vërtetë të përdoruesve të pajisjeve tona e as tregojnë përmirësimet e performancës dhe qëndrueshmërisë me çdo gjeneratë të Surface,” tha Microsoft.

Sipas Consumer Reports, disa prej problemeve janë ngrirjet, fikjet e papritura dhe problemet me ekranet me prekje.

Apple shihet si kompania me produktet më cilësosre në treg. Microsoft hyri në tregun e harduerit në 2012-ën kur prezantoi tabletin Surface. Kompania më pas prezantoi një sërë laptopësh dhe tabletësh përfshirë edhe produktin më të vlerësuar të kompanisë, Surface Pro. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>