Biznes

Produktet e Apple të favorizuara në Evropë

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
Produktet e Apple të favorizuara në Evropë

Në Britani të Madhe, BBC thuhet se momentalisht është duke bërë testime të limituar të pajisjes iPad, në mënyrë që të gjykojë nëse mund të përmirësohet efikasiteti i punës dhe të eliminohet humbja e panevojshme e letrave.

Departamenti i prodhimit, lokacionit dhe ai teknik kanë fituar këtë njësi për testim, dhe gjithashtu edhe disa menaxherë tjetër. Organziata shpreson se disa njerëz do të jenë në gjendje t’i ikin varësisë së kompjuterëve desktop.

Në anën tjetër Armata e Britanisë veçse është duke përdorur iPad për ushtrime me artileri. “Një numër i madh i trajnimeve tona drejtohen tek ushtarë të rinj që nuk përgjigjen mirë me ligjëratat tradicionale përmes PowerPoint” thekson Majori Richard Gill, në qendrën ushtarake për trajnim të Armatës së Britanisë. “Zgjidhjet tona janë zhvilluar jashtëzakonisht shumë me vendosjen e iPad në sistem”.

Në anën tjetër sipas Reuters edhe Komisioni Evropian ka refuzuar në mënyrë zyrtare celularë BlackBerry për punëtorët e saj, dhe në vend të tyre ka favorizuar iPhone dhe smartphone të prodhuar nga HTC. Në fakt pajisjet u gjykuan në bazë të kritereve të ndryshme, duke përfshirë edhe sigurinë e edhe ndikimin financiar, para se të bëhet kalimi në platformën e re teknologjike në vitin 2008.

Shëndeti i shitjeve të BlackBerry është kërcënuar gjatë ditëve të fundit edhe nga qeveritë e Indisië, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, të cilat janë ankuar rreth pamundësisë për të pasur qasje në përmbajtjet e komunikimit, në mënyrë që të kontrollojnë kohë pas kohe thirrjet e përdoruesve.

Lajmet e fundit>