Analiza

Produkti më i mirë mobil i vitit 2013: Google Glass

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Produkti më i mirë mobil i vitit 2013: Google Glass

Nuk ka qenë aspak e lehtë të përzgjidhej produkti më i mirë mobil duke marrë parasysh se me këtë term identifikohen aplikacionet, lojërat, smartfonët, tabletët, pajisjet hibride smartfon-tablet, lexuesit elektronikë, orët e mençura dhe çdo lloj pajisjeje tjetër që vishet.

Gjatë këtij viti janë lançuar disa produkte të rëndësishme si për shembull smartfoni Moto X apo ora e mençur Pebble shitjet e të cilës kanë rezultuar shumë të suksesshme megjithatë, ekziston vetëm një produkt për të cilin është shkruajtur pothuajse çdo ditë të vitit 2013 dhe ky është Google Glass.

Pavarësisht se vazhdon të kushtojë 1500 $ dhe është i disponueshëm vetëm për zhvilluesit, Google Glass është e vetmja pajisje që ka kuptim të përzgjidhet si produkti i vitit.

Google e prezantoi Glass në vitin 2012, por 2013-ta ishte viti kur njerëzit filluan t’i përdornin. Një prej shqetësimeve kryesore përsa i përket Google Glass ka qenë privatësia, megjithatë deri tani ka rezultuar se një pjesë e mirë e përdoruesve e kanë pasur shumë të lehtë të përshtaten me këtë pajisje.

Sigurisht ka edhe plot raste kur kjo pajisje kritikohet si për shembull, është ndaluar përdorimi i saj në lokale të caktuara, ndërsa qeveria e ka konsideruar të jashtligjshme përdorimin e tyre në rrugë.

Ndërkohë që diskutimet mbi ndërlikimet e privatësisë vazhdojnë, Google vazhdon të lançojë versione të reja të kësaj pajisjeje, përditësime aplikacionesh ose aplikacione të tjera që do të funksionojnë në të.

Ndërkohë ka edhe nga ata njerëz që përpiqen të testojnë Glass deri në limitet e veta. Chris Barret dhe disa të tjerë e kanë çuar këtë pajisje në kazino, kirurgji, Starbucks dhe supermarkete vetëm për të parë se si do të reagojnë njerëzit e ndryshëm.

Po kështu edhe vetë kompania e ka shëtitur Google Glass duke e shfaqur atë ndaj publikut ose duke e prezantuar në televizione të ndryshme.

Nuk dihet ende nëse Glass do të rezultojë i suksesshëm ose jo, por është e sigurt se asnjë produkt tjetër përveç tij nuk ka mundur të tërheqë ka shumë vëmendje. Pyetja më e madhe vitit 2014 është: A do të paguajë njeri për të blerë këtë pajisje? (PCWorld Albanian)

best-of-2013-mobile-970-970x0

Lajmet e fundit>