Harduer

Produkti më i ri i Samsung do të jetë smartfoni i serisë A “Metal-Clad Sm-A500”

Sep 10 2014
0 Shpërndarje
Produkti më i ri i Samsung do të jetë smartfoni i serisë A “Metal-Clad Sm-A500”

samsung_mobile_smartphone_half_screen_logoRaportohet se kompania Samsung është duke u përgatitur për lançimin e një smartfoni të klasit të parë i cili do të ketë një dizajn të ngjashëm metali me Galaxy Alpha. Të hënën Sammobile lajmëroi se smartfoni i ardhshëm do të jetë i pari i serisë A dhe do të ketë një veshje tërësisht prej metali.

Ekrani do të ketë përmasa 5 inç ose ndryshe 720×1280 megapixel i llojit AMOLED, një procesor Snapdragon quad-core, kamerë 8MP dhe 5MP, 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri 2330mAh.

Ky smartfon do të sjellë diçka të veçantë, një vend hibrid që do të përdoret për vendosjen e kartës së memories dhe kartës telefonike në të njëjtën kohë. Nuk mendohet se telefoni do të ketë sensorë për shenjat e gishtave apo për matjen e rrahjes së zemrës, gjithashtu nuk do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Por ai do të ketë opsionin Ultra Power të kursimit të energjisë ashtu si Galaxy S5. Mësohet dhe se telefoni do të përdorë Android 4.4 KitKat. Pritet që përveç këtij telefoni Samsung të nxjerrë në treg dhe modele të tjera si SM-A300, SM-A500 dhe SM-A700 në javët e ardhshme. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>