Lajmet

Produktiviteti mobil i Microsoft Office tashmë është pjesë edhe tabletëve Android

Jan 30 2015
0 Shpërndarje
Produktiviteti mobil i Microsoft Office tashmë është pjesë edhe tabletëve Android

word-for-android-100565456-largeAplikacioni Office për Android është komponent kyç i strategjisë cloud së Microsoft. Premtimi i kompanisë për krijimin e mundësive që përdoruesit të punojnë nga çdo pajisje, tashmë edhe Android, do të bëhet realitet me këtë suite produktive e cila është mjaft e njohur dhe e dashur nga të gjithë.

Versionet e mëparshme të aplikacioneve Word, Excel dhe Power Point janë gjendur që prej nëntorit në Play Store dhe funksionaliteti i tyre ishte deri diku impresionues. Mendohet se falë produktivitetit të lartë të kësaj suite, do të arrijë të sfidojë dominimin e aplikacioneve produktive të Google (Docs, Sheets dhe Slides) në Android. Për të shfletuar dhe korigjuar çdo nga skedar në Office, fillimisht përdoruesit duhet të kenë një llogari Microsoft, dhe nëse nuk e zotëroni një të tillë mund ta keni në çdo moment terësisht falas përmes sitit të Microsoft. Kjo llogari bën lidhjen mes përdoruesit dhe shërbimin cloud të Microsoft, One Drive. Në këtë formë përdoruesit do të mund të punojë me dokumente edhe nga tableti.

Foto 1Një eksperiencë e plotë, është padyshim për ata që kanë një abonim në Office 365, të cilët do të kenë akses në karakteristika më të shumta. Së bashku me One Drive, dokumentet mund të aksesohen dhe ruhen edhe nga Dropbox, falë marrëveshjes më të fundit me Microsoft.

Aplikacioni Word do ju bëjë të ndiheni si në shtëpi. Microsoft ka bërë një punë shumë të mirë në përshtatjen e aplikacionit Word me ndërfaqjen që të gjithë janë mësuar ta përdorin.

Foto 2Me një të prekur në ekran mund të bëni korigjim të një teksti, dhe nëse mbani gishtin tuaj mbi një tekst të selektuar për disa sekonda menjëherë do të shfaqen komandat kopjo dhe ngjit (copy-paste). Gjithashtu edhe opsioni i zmadhimit është i disponueshëm, duke ju mundësuar përdoruesve të shohin më nga afër një tekst të shkruar. Një veçori tjetër e cila ndihmon më së shumti, është edhe një buton karakteristik përmes të cilit përdoruesi fsheh tastierën në ekran në mënyrë që të lexojë më lehtësisht të gjithë tekstin e shkruar.

Foto 3E vetmja mangësi e cila duhet të ndryshohet është ruajtja e dokumenteve. Në Google Docs nuk ekziston një buton për ruajtjen e tyre, pra çdo ndryshim ruhet automatikisht. Aplikacionet Office e premtojnë

diçka të tillë por duket se ende nuk ka një funksion të plotë e të shpejtë. Gjithashtu edhe pyetja për ruajtjen e dokumenteve në momentin e mbylljes së tij është një proçedura aspak e nevojshme.

Një karakteristikë e dobishme është mundësia për të printuar nga aplikacioni Word, apo çdo aplikacion tjetër Office. Por nëse provoni të printoni, automatikisht do të drejtoheni për tek funksionaliteti Google Cloud Print, ku ky i fundit duhet të jetë me patjetër i lidhur me tabletin tuaj për të kryer printimin.

Microsoft ka menduar edhe për gjetjen e balancës së duhur mes përdorshmërisë dhe fuksionalitetit. Është mjaft e thjeshtë për përdoruesit të korigjojnë tabela pa qenë e nevojshme ti ndërtosh ato nga e para. Përdorimi i formulave është shumë i thjeshtë.

Foto 4Edhe aplikacioni Excel është goxha i stabil dhe fluid. Ofron mundësinë e zhvendosjes dhe korigjimit të çdo kolone në një dokument.

Foto 5Përsa i përket aplikacionit Power Point, rezulton perfekt për prezantime nga një tablet. Nga të tre aplikacionet e sipërpërmendura, Power Point është më mire i realizuar nga të gjithë, ku ndërfaqja e slajdeve apo të dizajnit është e shkëlqyer. Google Slides është shekuj pas krahasuar me të.

Foto 6Në fakt aplikacioni Power Point në tablet është një zgjedhje shumë e zgjuar, duke qenë se përdoruesit tashmë kanë mundësi të paraqesin prezantime edhe përmes një tabletit dhe jo vetëm nga një laptop i cili ka qenë opsioni i vetëm për një kohë të gjatë.

Gjatë një prezantimi aplikacioni shfaq karakteristika të OneNote ku përdoruesit mund të theksoni e nënvizoni një fragment nga një tekst duke tërhequr vëmendjen e audiencës me punën tuaj në PowerPoint.

Foto 7

E ardhmja i përket Office

Microsoft po bën hapa të mëdhenj duke shtrirë shërbimet e saj në paisjet dhe platforma të shumëllojshme, dhe së funi edhe në Android. Edhe pse një abonent i Office 365 do të ketë më shumë akses në karakteristika të veçanta, edhe përdoruesit e thjeshtë do të jenë të lumtur me atë çfarë ka servirur Microsoft. Nëse Microsoft bën realitet atë çfarë thoshte Nadella “se ne duhet të jemi aty ku janë konsumatorët tanë”, përfitimi do të ishte i lartë për të dyja palët, për konsumatorët dhe Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>