Biznes

Profitet e Apple për çerekun e parë, të jashtëzakonshme

Apr 22 2011
0 Shpërndarje
Profitet e Apple për çerekun e parë, të jashtëzakonshme

Këto janë shifrat: 24.67 miliard dollarë në të hyra (një çerek rekord), 5.99 miliardë dollarë neto profit (sërish një rekord për këtë çerek), 41.4% margjinë bruto dhe shitje ndërkombëtare që kapin rreth 59$ të të hyrave.
Gjatë çerekut të parë të këtij viti (që është çereku i dytë në kalendarin financiar të Apple), Apple ka dërguar në treg 18.65 milion iPhone, një rritje mahnitëse prej 113% krahasuar me çerekun e njëjtë gjatë vitit të kaluar. Gjatë tre muajve të fundit në vitin 2010, numri i celularëve iPhone të dërguar në treg ishte 16.24 milion.

Në ndërkohë, iPad nuk ka ecur edhe aq mirë – 4.7 milion njësi janë dërguar në shitje në krahasim me  7.3 milion njësi sa ishte në çerekun e kaluar. iPad që u lansua në mars të vitit 2010 realisht nuk ka mundur të prezantojë shifra reale të shitjes për shkak se në mars të vitit 2011 është lansuar një iPad tjetër, kështu që rezultatet janë ende jo të deshifruara mirë. Shitjet e iPod pësuan një rënie prej 17% prej viti në vit.

Në përgjithësi shitjet e desktopëve janë në rënie (12% prej viti në vit), kurse portabilët tjerë janë duke përjetuar rritje mahnitëse. Pajisjet mobile të Apple kanë përjetuar një rritje prej 53% prej viti në vit (në terme të njësive të dërguara në shitje).

Për çerekun e dytë të vitit 2011, CFO i Apple parashikon 23 miliard dollarë në të hyra. Kjo është shifër mjaft ambicioze, por duke pasur në konsideratë rezultatet e Apple kjo edhe është e mundshme. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>