Analiza

Profiti i IBM për çerekun e parë kërcen në 16%

Apr 20 2010
0 Shpërndarje
Profiti i IBM për çerekun e parë kërcen në 16%

Kompania ka bërë të ditur se të hyrat neto ishin 2.6 miliard dollarë, që është një ngritje prej 13%,  ndërsa gjithashtu kanë potencuar se ka gjasa që viti 2010 ti përcjellë me një rritje prej së paku 11.20 dollarë për aksion.

Shitjet e licencave të softuerëve, që janë një shenjë kyçe e shëndetit të biznesit, janë rritur 11% në 5 miliard dollarë gjatë çerekut të parë.

Një shenjë se më shumë konsumatorë janë duke zbarkuar në projekte të shkallës së lartë, pasi që kriza globale po largohet, dhe sipas IBM, kjo kompani ka nënshkruar 13 kontrata shërbimesh me vlerë më të madhe se 100 milion dollarë, Të hyrat e përgjithshme janë ngritur 4% në 9.3 miliard dollarë.

Por biznesi i harduerit të të madhit IBM ka pasur rezultate të përziera. Të hyrat për divizionin e sistemeve dhe teknologjisë u ngritën 5% në 3.5 miliard dollarë, ndihmuar nga një kërcim prej 36% në shitje të Sistemeve X. Por sistemet System Z dhe POWER, kanë pësuar rënie në të hyra prej 17%.

Lajmet e fundit>