Analiza

Profiti i Microsoft rritet nga shitjet e Windows 7

Jan 29 2010
0 Shpërndarje
Profiti i Microsoft rritet nga shitjet e Windows 7

Titani softuerik Microsoft mund të goditet nganjëherë keqas, por nuk mund të mohohet se kompania mund të gjenerojnë para të mëdha: Microsoft ka paraqitur rezultatet financiare për tremujorin e dytë të saj fiskal të vitit 2010, duke postuar rekord të të ardhurave prej 19.02 miliard dollarë dhe një fitim neto prej 6.7 miliard dollarë. Kjo shifër përbën një përmirësim prej 60 për qind gjatë tremujorit të njëjtë të vitit të kaluar, kur Microsoft tërhoqi vetëm 4.2 miliardë dollarë. Dhe, sipas kompanisë, një pjesë e mirë e të hyrave shkon falë shitjes së fortë të sistemit operativ të saj Windows 7.

“Kërkesa të jashtëzakonshme për Windows 7 çoi në rritje të lartë të hyrat për kompaninë,” tha Microsoft CFO, Peter Klein, në një deklaratë. “Angazhimi ynë i vazhdueshëm ndaj menaxhimit të kostove ka lejuar që ne të drejtojmë performancën e fitimit të rritjes së të ardhurave”.

Numrat janë paksa mashtrues për shkak se ata përfshijnë një të vlerë prej 1.71 miliard dollarë në të ardhurat e shtyra nga opsioni i përditësimit të Windows 7 dhe nga para-shitjet e Windows 7, para se të dilte në shitje zyrtarisht sistemi operativ. Pa këtë shtytje, përmirësimi prej viti në vit do të ishte 18.8 për qind… që ende vlen të përmendet. 

Microsoft ka vërejtur se Windows 7 ka qenë një top-seller, pas pranimit të ftohtë ndaj Windows Vista. Shitjet e përgjithshme të PC-ve u rritën për 15,2 për qind gjatë çerekut të fundit financiar dhe shumica PC-ve transportoheshin në treg me Windows 7 të  7 para-instaluar.

Shitjet  e Windows 7 kanë qenë të nxitura edhe nga interesi e i konsumatorëve në laptopat dhe netbook-ët e lirë, megjithatë gjiganti softuerik  ka parë një rënie të vogël në ofertat e saja për zyre dhe biznese, pasi që bizneset dhe ndërmarrjet vazhdojnë të operojnë me rrip të shtrënguar …

Lajmet e fundit>