Lajmet

Programet me burim të hapur dhe analiza e të dhënave të biznesit të IT-së në Shqipëri

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Programet me burim të hapur dhe analiza e të dhënave të biznesit të IT-së në Shqipëri

Analiza dhe vlerat e treguesve të mëposhtëm janë llogaritur në bazë të përgjigjeve të marra nga 15 kompani, shifër e cila përfaqëson rreth 30% të nivelit të përgjigjshmërisë. Sipas përgjigjeve të marra nga të anketuarit, 34.38% kishin njohuri për OSS (Open Source Software ose programe me Kod/Burim të Hapur) dhe përdorin OSS në biznesin e tyre.

Burimi kryesor i informacionit rreth OSS merrej nëpërmjet kolegëve apo studimeve. Lista e plotë e burimeve të informacionit rreth OSS është përfshirë në tabelën më poshtë. Nuk ka ndonjë burim formal (me përjashtim të arsimit) i cili mund të përdoret për të përmirësuar njohuritë e OSS nga bizneset private lokale të IT-së në Shqipëri.

foto1“Përvoja e Biznesit Lokal IT në përdorimin e OSS”, tregon përqindjen e biznesit lokal shqiptar të IT (në bazë të përgjigjeve të të anketuarve) të cilët kanë një eksperiencë bazë në përdorimin e aplikacioneve OSS brenda institucioneve të tyre dhe zbatimin e platformave OSS për klientët e tyre.

foto2Për më tepër, puna e bizneseve të IT-së në lidhje me shërbimin OSS është përmbledhur në tabelën e radhës. Siç vihet re, ka një përqindje të ulët përfshirjeje, me rreth 12.5%, të komunitetit të OSS.

foto3Sipas bizneseve IT, “kosto e ulët e licencës apo mungesa e kostove” është një nga arsyet kryesore për përzgjedhjen dhe zbatimin e OSS. Ndërkohë, niveli i ulët i njohurive dhe trajnimit për teknologjitë dhe aplikacionet e OSS perceptohet si një barrierë që pengon implementimin e OSS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>