Lajmet

Programi Advanced SystemCare 6, shkarkohet pa pagesë

Oct 20 2012
0 Shpërndarje
Programi Advanced SystemCare 6, shkarkohet pa pagesë

IObit ka lëshuar versionin Advanced SystemCare 6 pa pagesë. Ky version del me një ndërfaqe të re dhe vjen me një mbështetje të plotë për Windows 8.

Programi lëshohet në modelin e thjeshtësuar, që fsheh shumicën e butonave. Nëse jeni një përdorues me përvojë ose dëshironi që t’iu qaseni të gjitha veçorive që janë në dispozicion nga programi, klikoni në Simplified Mode në pjesën e sipërme dhe kaloni në Expert Mode për ta bërë pikërisht këtë.

Simplified Mode përmban një buton të vetëm për më tepër ose më pak informacion rreth shëndetit të kompjuterit personal. Expert Mode paraqet opsione për të ndryshuar parametrat e skanimit dhe t’iu qasen veçorive të tjera të larmishme të programit pikërisht nga dritarja e programit kryesor.

IObit ka integruar disa veçori të reja në program dhe i përmirëson disa të tjera.

Ja lista e risive në Advanced SystemCare 6.0:

Ndërfaqe e re për përdoruesin për përdorim më të thjeshtë dhe më të lehtë.

Teknologji e re për mbrojtje gjatë lundrimit për Top Sigurinë Online dhe ambientin më të Sigurt Online.

Teknologji e re për vëzhgim të funksionimit si një shtojcë dhe optimizim efikas.

Teknologjia e gjeneratës së re për pakon më të lehtë të instalimit që ofron funksione më të fuqishme.

Teknologji e re për përvojë më të shpejt dhe më të mprehtë online [versioni Pro].

Super makinë e gjeneratës së re për defragmentizim të diskut për ta bërë skanimit dhe optimizmin më të shpejt.

Funksionim më i sigurt, më i shpejt dhe më i besueshëm që ju ofron rehati.

Funksionim të përmirësuar për optizimim më të mençur në kohë reale [versioni Pro].

Kuti e përmirësuar me vegla për mirëmbajtje ditore të PC-së.

Përvojë të shkëlqyer për lojëra.

Teknologjia e Avancuar për Arnim të Regjistrit dhe Skanimit të Teknologjisë ju ofron funksionim më efektiv.

Mbështetje e plotë për Windows 8.

Versioni 6-të i programit tashmë është në dispozicion për shkarkim në faqet e palës së tretë dhe në forumin IObit, por jo në uebfaqen e ndërmarrjes ku versioni 5 ende është listuar si versioni më i fundit.

Siç duket ka gjasë që informacioni në uebfaqe do të përditësohet së shpejti për të pasqyruar lëshimin e versionit të ri. Advanced SystemCare 6.0 është në dispozicion në faqen për shkarkim të IObitit. (PC World Albanian)

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>