Lajmet

Programi i ri për njohje të fytyrës, mundësi për identifikimin e të dyshuarve nga policia

Nov 10 2013
0 Shpërndarje
Programi i ri për njohje të fytyrës, mundësi për identifikimin e të dyshuarve nga policia

OKur policia e San Diegos ndalon apo arreston të dyshuar për kryerjen e krimeve, ata nuk bazohen vetëm në pyetje dhe përgjigje për të marrë informacione për personin që qëndron nën pranga.

Duke përdorur teknologjinë e re të njohjes së fytyrës, policia e San Diegos tani mund të krahasojë fotografitë në fushë me 348 mijë të arrestuar në San Diego – të gjithë duhet të kenë një talbet ose smartfon.

Në një raport të hollësishëm të lëshuar, Qendra për Raportim të Hetimeve (CIR) tregoi për teknologjinë e re dhe aplikimet e saj.

“Programi pak i njohur mund të bëhet zgjerimi më i madh i teknologjisë për njohje të fytyrës nga zbatuesit e ligjit në SHBA,” tha CIR.

“Në mes të një debati ndërkombëtar për grumbullimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të të dhënave në publik, ky program pilot është duke i vendosur ato meta-të-dhëna për t’u përdorur në skenë në kohë reale.”

Siç ka treguar CIR, teknologjia e njohjes së fytyrës ende nuk është testuar në gjykatë, por policia nga San Diego dhe forcat e tjera policore janë duke u munduar që të shkojnë me shpejtësinë e plotë për ta çuar programin përpara. Që nga fillimi i këtij viti, 133 tabletë dhe smartfonë kanë shkuar në duart e policisë në 25 agjenci për zbatim të ligjit në San Diego.

Një zyrtar i intervistuar nga CIR tha që teknologjia ishte përdorur jo për të identifikuar persona të lënduar të cilët nuk reagonin dhe nuk kishin dokumente identifikuese. Një tjetër tha, “Nëse nuk jeni në një bazë me të dhëna për kriminelë, nuk keni nevojë të fshihni asgjë.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>