Siguri

Programi i rrejshëm synon shitësit e Amazon

Dec 9 2010
0 Shpërndarje
Programi i rrejshëm synon shitësit e Amazon

“Programi është dizajnuar për të krijuar një skedar të modifikuar HTML që nga afër është në të vërtetë një faturë aktuale e Amazon.com” shkroi në blogun e GFI Christopher Broyd, hulumtues i lartë i kërcënimeve virtuale.

Këta njerëz mund ta plotësojnë datën, pikat kyçe, gjërat, çmimet, numrat rendor dhe adresën në mesin e informacioneve tjera. Përdoruesit gjithashtu kanë mundësinë e zgjedhjes të portaleve të veçanta të Amazon, duke përfshirë “,com”, “.co.uk,”, “.fr” dhe “.ca”.

Kur butoni “për gjenerim” klikohet, një skedar vendoset në folderin e programeve të kompjuterit i cili është pothuajse identik me “përmbledhjen e urdhëresave” në një faturë të ligjshme.
“Ajo çfarë na shqetëson shumë është se përmbajtja mashtruese është duke u mbështetur në shitësit dhe jo në kontrollin e të dhënave dhe pranimin e vlerës nominale të printuar,” shkruan Boyd. “Në fund të fundit, sa shitës do të jenë të vetëdijshëm që dikush është futur në gjeneratorin false të programit në radhë të parë?”

Shitësit me pakicë mund të mbrojnë veten e tyre duke kontrolluar të dhënat e tyre të shitjes. Amazon.com do të jetë në gjendje të konfirmojë nëse një shitje e vërtetë ka ndodhur, shkruan Boyd./pcworld.al

Lajmet e fundit>