Blog

Programi i të mësuarit online, mundësi unike për të rinjtë shqiptarë të pasionuar pas IT

Sep 16 2014
0 Shpërndarje
Programi i të mësuarit online, mundësi unike për të rinjtë shqiptarë të pasionuar pas IT

Programi i aftësimit profesional në distancë, Washington Education in Albania- WEA, vjen në Shqipëri me qëllim përgatitjen e gjeneratës së re të programuesve duke i aftësuar të bëhen konkurrentë për tregun global të SHBA-së dhe atë të Europës.

Foto1

Si funksionon programi i të mësuarit në distancë?

Washington Education in Albania WEA është program homolog me platformën e njëjtë në Kosovë dhe është i dizajnuar për të mbuluar territorin e Republikës së Shqipërisë në shërbim të objektivit parësor, aftësimit praktik dhe cilësor të studentëve shqiptar në fushën e Teknologjisë  së Informacionit.

Në rrafshin praktik, ky program i aftësimit profesional, funksionon mbi parimet bazë të ndjekjes së leksioneve mësimore në kohë reale përmes video-prezantimeve dhe formave të reja të sofistikuara të IT-së, të cilat ofrohen nga ekspertë dhe profesorë eminent nga SHBA-të për të interesuarit shqiptarë.  

Për të jetësuar këtë program në Shqipëri, zyra e themeluar në Tiranë për përfaqësimin e  Washington Education in Albania, para një muaji ka lançuar këtë program atraktiv për audiencën shqiptare dhe për një kohë të shkurtër ka identifikuar dhjetëra studentë që tani në shtator kanë filluar të ndjekin programin.

Gjithsesi, tani aplikimet janë të hapura http://wea.al/apply.php për të rekrutuar të gjithë ata shqiptar që dëshirojnë të pranojnë sfidën e përgatitjes së gjeneratës së re të programuesve për t’i aftësuar të bëhen konkurrent për tregun amerikan, por edhe atë europian.  

Nxitje dhe stimulim për të gjithë ata që kalojnë testet pranuese  

Risia e kësaj metode studimi është bursa që “Real Visualz LLC”, me seli në SHBA, ofron për të nxitur më të mirët me qëllim përgatitjen sa më cilësore të të rinjve shqiptarë në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

 Kjo platformë studimore është dizajnuar më përqasje praktike për të aftësuar dhe përgatitur inxhinierët e rinj shqiptarë në nivel konkurrues ndërkombëtar, por ajo që bën diferencën në kontekstin shqiptar, përveç faktit që ky format është i ri,  por para së gjithash është fakti që është përpiluar dhe zhvilluar nga inxhinierët më të mirë të “software”-it në SHBA.

Kjo nismë për të pasionuarit e Teknologjisë Informative, vjen nga dëshira e Ridvan Aliut, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë “Real Visualz”, i cili si inxhinier i ri i shkolluar në SHBA filloi karrierën profesionale si programues në gjigantin e industrisë së Teknologjisë Informative “Microsoft”.

Ai këmbëngul dhe synon që përmes WEA-as të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi të ndjekin rrugën e suksesit të tyre në arenën ndërkombëtare. Kjo kompani në Bellevue të shtetit të Washingtonit, që aktualisht ka të punësuar mbi 30 inxhinierë në SHBA dhe pothuajse qindra të tillë në Australi, jo vetëm që po jetëson suksesshëm programin e arsimimit profesional “Washington Education in Albania” WEA, por edhe po i nxit dhe stimulon të gjithë studentët ekselent të bëhen pjesë e revolucionit teknologjik në Shqipëri.

Foto2

 Ekspertë të kalibrit botëror të angazhuar në WEA

Aplikacioni i përdorimit të mësimit në distancë i WEA-s është realizuar me mjete dhe programe të sofistikuara, që sot po gjejnë zbatim në mëse 109 shtete të botës, prandaj dhe për këtë platformë janë kujdesur profesorë eminentë botërorë të teknologjisë, të cilët gjithashtu dhe ligjërojnë në këtë program edukimi cilësor, në mes të të cilëve janë Kris Hardën (Chris Harden) Drejtor i Zhvillimit të “EA Sports”, Xhon Heç (John Hatch) nga “Microsoft”, Stivën Ji (Steven Yee), etj

Përmbajtja e Programit  

WEA mëton të avancojë zhvillimin e aftësive profesionale të studentëve pjesëmarrës, përmes fuqizimit dhe zhvillimit të njohurive duke i përmbledhur në formë projektesh praktike. Për rrjedhojë, për çdo lëndë që ligjërohet (nëntë në vitin e parë), studenti duhet të dorëzojë një projekt konkret që kurorëzon njohuritë e lëndës përkatëse http://courses.weaonline.al/v2/.

Kjo përqasje praktike, i nxit në masë të madhe studentët shqiptar të mishërojnë njohuritë teorike të një lënde të caktuar duke i konkretizuar në një projekt përmes së cilit rezultatet detyrimisht janë vetëshpjeguese bazuar në atë se çfarë është prodhuar nga studenti.

Orientimi praktik është më i theksuar në vitin e dytë të programit, ku pjesa dërrmuese është planifikuar të jetë punë praktike të cilën studentët shqiptar  do t’a ndjekin në distancë, por një pjesë e tyre edhe në kompani të fuqishme të Teknologjisë Informative si në Mbretërinë e Bashkuar apo gjetkë me të cilat Real Visualz LLC ka marrëdhënie kontraktuale.   

Mundësi punësimi për inxhinierët e ri që mbarojnë WEA

Përtej iniciativës së bursës, që “Real Visualz LLC”, ofron për ata që dëshmojnë rezultate të shkëlqyera, kjo kompani duke qenë ndërkontraktor i gjigantëve elektronik siç janë: “Microsoft”, “Google”, “Amazon” etj., studentëve që përfundojnë me sukses programin dyvjeçar WEA, u ofron mundësi punësimi pranë këtyre kompanive të mëdha të teknologjisë informative, si dhe do të mbështes risitë potenciale që kërkojnë të bëhen të njohura në tregun e SHBA-së.

Sot “WEA” është një mundësi e re për zhvillim, një mundësi praktike për realizimin e ëndrrave të çdo të riu që është i dhënë pas Teknologjisë së Informacionit, një mundësi e rrallë për të fituar bursë studimi, një mundësi e prekshme për t’u bërë inxhinier i certifikuar ndërkombëtarisht dhe për t’u punësuar pranë kompanive gjigante teknologjike.

Washington Education in Albania mbështetet edhe nga shtëpia botuese ICTSmedia, duke kontribuar në pasqyrimin mediatik të eventeve dhe aktiviteve dhe nismave të ndryshme, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. (PCWorld Albanian).

 

Lajmet e fundit>