Lajmet

Programi Immersion zbulon informacione nga të dhënat tuaja të Gmail-it

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Programi Immersion zbulon informacione nga të dhënat tuaja të Gmail-it

Një program vi ri vizual për të dhënat i quajtur Immersion nga MIT Media Lab i fton përdoruesit të dërgojnë adresat dhe fjalëkalimet e tyre të Gmail për të parë se si e përdor Google sistemin e komunikimin me mesazhe.

Rezultati i këtij procesi është një “re” me fjalë shumë ngjyrshme të koduara dhe të renditura ku ju mund të shihni me anë të disa qarqeve me përmasa të ndryshme se me kë individë ju ndërveproni më shumë.

Kërkuesit e MIT thanë se është më e thjeshtë të gjurmosh me anë të këtij procesi vitet e kaluara dhe Immersion ju tregon se si “jeta” e postës tuaj elektronike është zhvilluar.

Një nga zhvilluesit ka deklaruar se rezultatet janë një lexim i të dhënave i përqendruar tek njerëzit. Edhe pse mund të duket shqetësues dërgimi i informacioneve tuaja drejt MIT, ai theksoi se programi gjeneron rezultatet i bazuar në informacionet tuaja nga To, From dhe fusha CC, por jo nga rreshtat e mesazhit të dërguar.

Si një mekanizëm privatësie, përdoruesit e Immersion mund të zgjedhin të shuajnë të dhënat e tyre në momentin që zgjedhin të largohen nga programi. Immersion po përdoret shumë sipas një deklarate dhe ata që janë të interesuar mund të lënë e-mailin e tyre për lajmërim se kur mund ta ripërdorni programin. (PCWorld Albanian)

gmail inbox graphic

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>