Lajmet

Programi iTunes 11, tani i disponueshëm për shkarkim

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
Programi iTunes 11, tani i disponueshëm për shkarkim

Pritjes së të apasionuarve pas iTunes i erdhi fundi. Apple sapo ka lançuar versionin e fundit për shkarkim.

Normalisht kompania pritej që të lançonte iTunes 11 në tetor, por data u shty për shkak të “vështirësive inxhinierike”. Gjatë kësaj jave u raportua se Apple po planifikonte ta lançonte programim brenda nëntorit, ashtu siç kishte premtuar.

Që prej debutimit në vitin 2001, iTunes është shndërruar nga një program i zakonshëm për luajtjen e muzikës në një një softuer përtej saj dhe edhe më tepër kompleks.

Tashmë, iTunes nuk është thjesht një music player, por edhe një App Store, një dyqan ku mund të ruani dhe blini filma apo muzikë, ku mund të menaxhoni bazën tuaj të të dhënave, media mes pajisjeve si iPod, iPhone dhe iPad.

Me pak fjalë, përveç anëve pozitive, programi është bërë tepër kompleks dhe i ngadaltë. Se sa do t’i zgjidhë versioni 11 këto probleme, mbetet për t’u parë.

Përdoruesit e Mac mund ta marrin softuerin e përditësuar përmes Software Update ndërsa ata të Windows duke zgjedhur opsionin“Check for Updates” në iTunes.

Programi është i shkarkueshëm edhe nga vetë Apple, edhe pse linqet e shkarkimit mund të duan pak minuta për t’u bërë gati. (PCWorld Albanian)

Tags >

iTunes
Lajmet e fundit>