Lajmet

Programi Theft Alert ju mundëson gjetjen e telefonit tuaj të humbur

May 31 2014
0 Shpërndarje
Programi Theft Alert ju mundëson gjetjen e telefonit tuaj të humbur

article-2642622-1E4BC75F00000578-176_634x354Në momentin që telefoni juaj vidhet tashmë ka një zgjidhje. Kompania Lookout ka ofruar një shërbim me pagesë “Theft Alert” i cili është bërë për tu përdorur në iPhone dhe Android.

Kur telefoni juaj vidhet dhe hajduti fut një fjalëkalim të gabuar ose heq kartën sim, automatikisht bëhet një foto, e cila i dërgohet me e-mail pronarit bashkë me adresën ku ndodhet celulari.

Menaxheri i produkteve të kompanisë Lookout shprehet: “Ky program ju mundëson informacionin që mund ti jepni policisë, në mënyrë që ata të gjejnë telefonin e humbur ose të vjedhur”. Pagesa që përdoruesi duhet të bëjnë për këtë program është 3 dollarë në muaj ose 30 dollarë në vit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>