Analiza

Project Natal do të ringjall tregun e lojërave në Japoni

Jan 15 2010
0 Shpërndarje
Project Natal do të ringjall tregun e lojërave në Japoni

“Realiteti i tregut të lojërave Japoneze është se ai nuk është i madhësisë siç ka qenë dikur dhe në të njëjtën kohë ne kemi vërejtur se lojërat janë bërë forma më e madhe e argëtimit anembanë botës” tha GreenBerg.

“Megjithatë, unë nuk mendoj se kjo nënkupton se krijues Japonez do të duhej të paraqiten me versionet e radhës Halo apo Call of Duty. Unë mendoj se ka rrugë për të zgjeruar kreativitetin e tyre me veglat e reja si “Project Natal”.

Microsoft së fundi ka mbajtur një “Project Natal Creators Panel” me tre prej udhëheqësve krijues të Japonisë, Kojima-san prej Konami, Inafune-san nga Capcom dhe Nagoshi-san prej Sega.

“Të gjithë prodhuesit udhëheqës në Japoni ka paralajmëruar se janë duke punuar me aktivitet të shtuar në lojëra për “Project Natal” dhe mezi po presë që ti shoh të gjalla këto lojëra. Unë vërtetë besoj se e ardhmja është e ndritur për krijuesit dhe prodhuesit Japonez”.

Koncepti Natal, që përdorë kamera dhe mikrofonë për të përcjellë lëvizjen e lojtarit, është shpalosur në E3 2009 në Los Angeles.

Një numër i studiove për lojëra, duke përfshirë Activision, Bethesda, Capcom, Disney, EA, Konami, MTV, Namco Bandai, Sega, Square Enix, THQ dhe Ubisoft, veçse kanë filluar përkushtimin për krijimin e titujve për “Project Natal”.

Lajmet e fundit>