Harduer

Project Natal riemërohet në Kincet

Jun 14 2010
0 Shpërndarje
Project Natal riemërohet në Kincet

Përmes një performance të konceptualizuar nga Cirque du Soleil, kompania u paraqit në skenë dhe tregoi sesi lojërat do të mund të luhen. Aty u përfshin një shteg dhe një hapësirë garimi, një simulacion i ngasjes në të cilin udhëtarët shkundin trupin e tyre për të goditur makinën në pjesët anësore të shtegut dhe një lojë Star Wars me kontroll të avancuar mbi një Jedi Kinght, që u pëlqye shumë nga publiku.

Microsoft nuk bëri të ditur emrat e publicistëve për Kinect, më parë të njohur si Project Natal e as që ofroi detaje tjera. Një gjë dihet se LucasArts është krijuesi i Star Wars, kështu që për Jedi e dim se kush po e kryen punën.

Përmes sistemit të ri kjo kompani po shpreson të rindez industrinë me vlerë prej 60 miliard dollarë, përtej gejmerëve të zakonshëm. Në E3 2010 pritet që të ketë edhe pajsije tjera futuristike nga kjo kompani si dhe detaje të mëtutjeshme nga Kinect.

Sipas analistëve sistemi për Xbox 360 do të paraqitet në treg gjatë fundvitit dhe do të ketë çmim prej 50 deri në 200 dollarë.

Lajmet e fundit>