Analiza

Projekte të shumta madhore ndezin IT Tregun e Kosovës

Nov 4 2009
0 Shpërndarje
Projekte të shumta madhore ndezin IT Tregun e Kosovës

Shpenzimi IT në Kosovë ka vazhduar rritjen në mënyrë solide gjatë vitit të kaluar, në rend të parë si rrjedhojë e projekteve të mëdha. Sipas një raporti të ri hulumtues nga IDC, tregu IT në Kosovë ka arritur një vlerë totale prej 98.23 milion dollarë (66.53 milion euro) në vitin 2008, duke përfaqësuar një rritje prej viti në vit prej 15.3 %, shprehur në dollarë amerikan. Matur në valutë lokale (euro), tregu është rritur për 7.8% në krahasim me vitin 2007, që gjithashtu ishte një vit i fuqishëm. Telekomunikacioni, qeveria, bankat dhe njësitë vertikale mbesin tregjet kyçe që drejtuan shpenzimet IT të Kosovës, në vitin 2008.

“Shpenzimi IT në këtë shtet ka buruar kryesisht nga dy projekte të mëdha të nisura në vitin 2007 – faza e dytë e një infrastrukture dhe projektet për avancimin e shërbimeve për operatorin mobil IPKO, si dhe prokurorimet e mëdha IT nga misioni i BE-së në Kosovë’, tha Boris Zitnik, drejtor menaxhues për IDC Adriatics. “Ekonomia globale dhe kriza financiare vetëm në mënyrë të butë do të ndikojnë në tregun IT të këtij shteti në vitin 2009, me ç’rast pritet një rënie e vogël prej viti në vit kryesisht për shkak të rezultateve të fuqishme të vitit të kaluar. Një rritje shpenzimesh IT prej viti në vit do të jetë e pranishme në vitin 2010, duke nxitur një rritje me shifra dyshifrore në tri vitet e ardhshme përcjellëse. Kosova është e ndezur për të investuar në IT në një numër të fushave, siç janë sistmetet e taksave dhe tarifave, regjistrimi i tokës, sistemi gjyqësor, kujdesi shëndetësor dhe edukimi, etj” deklaroi Zitnik.

Dispozita e IT-së është zgjeruar 22.2% prej vitit në vit në Kosovë gjatë vitit të kaluar, gjersa dërgesat e softuerit të paketuar janë rritur për 9.2%. Shtypësit periferik treguan rritjen më të theksuar – 57.6 % në vëllim dhe 133.7 % në vlerë. Hardueri është përllogaritur si 73.9 % e shpenzimit total IT, Shërbimet IT me 13.7 % dhe softueri i paketuar merrë përqindjen e mbetur prej 12.4 %. Pjesëmarrja e lartë e shpenzimeve HW jep shenja se Kosova është në fazat e para të informatizimit.

IDC parasheh që tregu IT i Kosovës të zgjerohet në një (CAGR – Compound Annual Growth Rate) prej 8.1 % gjatë pesë viteve të ardhshme, duke arritur në 114.84 milion dollarë në vitin 2013.

Parashikimi i IDC “Kosovo IT Market 2009-2013 Forecast and 2008 Vendor Shares (IDC #ESQ16R9)” prezanton IT Tregun e Kosovës dhe parashikon një shpenzim total të IT-së deri në vitin 2013. Studimi përmban informacione mbi madhësinë e tregut, pjesmarrjen e prodhuesve në treg dhe rritjen e parashikimeve për harduer, dërgesa të softuerit të paketuar dhe dispozitën e shërbimeve IT. Raporti analizon trendet e tregut dhe ofron një shikim të vlefshëm në drejtuesit kryesor të segmenteve individuale të tregut.

Lajmet e fundit>