Harduer

Projekti ARA i Google: A është ky smartfoni i së ardhmes?

Feb 22 2015
0 Shpërndarje
Projekti ARA i Google: A është ky smartfoni i së ardhmes?

telefono-modular-spire-2-camaraNëse keni ëndërruar që një ditë smartfoni juaj do të jetë një bashkim pjesësh, Projekti ARA është këtu për ta bërë realitet. Në kuadër të Teknologjisë së Avancuar të Google, Projekti ARA hedh idenë se e një telefoni ndërtuar nga komponentë të cilët mund të përshtaten në varësi të preferencave të përdoruesve. Nëse akoma nuk jeni familjarizuar me këtë koncept, ja cfarë duhet të dini mbi këtë projekt tepër interesant.

Si do ngjasojë një smartfon i Projektit ARA?

Duhet të dini se është akoma në fazën e një prototipi dhe smartfoni i ndërtuar ARA ngjason me një kornizë drejtkëndëshe, e cila shpërbëhet në copëza më të vogla. Në një komponent ruhen kontaktet, tjetri shërben si kamer 8 megapiksel dhe një i tretë është proçesor. Por ju jeni të lirë të shtoni dhe diçka tjetër nëqoftëse doni si për shembull një aplikacion më të specializuar apo një lojë. Pjesët janë të përmasave të ndryshme ndaj ekzistojnë një sërë mundësi zgjedhjesh. Njëri prej smartfonëve i ndërtuar mbi këtë projekt është edhe prototipi Spiral 2 që ka 8 pjesë përbërëse. Qëllimi është të zotëron një modul i cili shërben si një motherboard kompjuteri dhe mund ta shfrytëzoni si të dëshironi duke përcaktuar komponentët.

Ku qëndron vlera e tij?

Projekti ARA është forma përfundimtare e përshtatjes ku përdoruesi është i lirë të zgjedhë çdo pjesë përbërëse të telefonit të tij, vendin ku ajo do të vendoset, ngjyrën madje dhe përmasat. Kjo sjell një fleksibilitet të madh për zotëruesit e një telefoni si në aspektin e zgjedhjes ashtu edhe në atë të kostos. Një nga mundësitë më interesante që ofron Projekti ARA është mundësia për të përdorur komponentë të specializuar si mini lente për kamerën apo monitor për rrahjet e zemrës. Natyra e përkohshme e këtyre pjesëve të ndryshueshme do të thotë që ju mund të përdorni module të ndryshme për aktivitete të ndryshme. ARA mund të jetë një pajisje shumë ekonomike nëse komponentët e saj nuk ndryshojnë vazhdimisht.

Kur do të lançohet për përdorim komercial?

Google lajmëroi në muajin janar se do të lançojë një program pilot të Projektit ARA në Puerto Rico në 2015 por nuk specifikoi një datë ekzakte. Për lançimin, Google ka lidhur marrëveshje me dy partnerë që janë operatorët: Claro dhe Open Mobile.

Kush është i përfshirë?

Deri më tani Toshiba dhe prodhuesi i smartfonëve me bazë në Majami, Yezz, kanë deklaruar se po ndërtojnë komponentë që do të përdoren në Projektin ARA. Toshiba ka ndërtuar dy procçesorë dhe një modul kamere 5 megapiksel. Ndërsa Yezz po merret kryesisht me prodhimin e pjesëve bazike, rreth 20-30 të tilla. Google është një element mjaft i rëndësishëm i kësaj teknologjie. Kjo kompani do të zotërojë gjithashtu dhe dyqanin virtual online ku përdoruesit do mund të blejnë pjesë për smartfonin e tyre ARA. Kjo gjë padyshim do ti gjenerojë të ardhura kolosale kompanisë.

Sa do të kushtojë një telefon Ara?

Sigurisht që çmimi do të varet nga komponentë të ndryshëm, si për shembull në madhësinë e telefonit apo në varësi të kostos së pjesëve përbërëse. Në faqen zyrtare të projektit shkruhet se një telefon ARA do të kushtojë nga 50 -100$ për një nivel fillestar të harduerit të implementuar por kjo nuk do të thotë që çmimi real pas lançimit do të jetë pikërisht ky. Realisht do të jenë zhvilluesit e pjesëve ata që do të vendosin për çmimin e komponentëve përbërës. Pra dyqani virtual i moduleve ARA do të funksionojë pak a shumë si App Store apo Play Store.

Potenciali

Zakonisht pajisjet prototip nuk janë githmonë të ngjashme me produktin final por fillimisht ngrihen shumë pyetje mbi efikasitetin apo konsumin e energjisë. Ekipi përgjegjës i Projektit ARA ka deklaruar se është duke punuar për baterinë e modelit Spiral 2 në mënyrë që ajo të zgjase deri në 24 orë. Duhet të theksojmë se bateria në këtë telefon përbën një modul më vete. Për të rritur kohëzgjatjen e baterisë përdoruesit gjithashtu mund të blejnë disa komponentë shtesë që rrisin efikasitetin. Interesant do të jetë fakti nëse komponentët do të mund të bashkëpunojnë mes tyre. Zakonisht është softueri si një pjesë e veçantë që ndihmon në komunikim mes pjesëve. Një zëdhënës për projektin ARA tha se është zhvilluar një sistem që do të sigurojë komunikimin e moduleve përbërës me bazën(motherboardin) quajtur Endoskeleton. Pastaj vjen çështja e përputhshmërisë. Një proçesor i dobët dhe kamera me rezolucion të lartë sigurisht që nuk shkojnë së bashku. Janë disa kufizime të veçanta për pjesët përbërëse që rregullojnë këto probleme të pa përputhshmërisë. Skuadra e Google akoma nuk e ka zgjidhur këtë çështje por ajo do ti sugjerojë konsumatorëve të priren drejt kombinimeve të mira dhe të shmangin ato të këqijat.

Jo për çdokënd

Si një koncept në zhvillim, telefonët modular të Projektit ARA në të vërtetë nuk janë dizenjuar për të zëvëndsuar telefonin tuaj të zakonshëm. ARA ka në shënjestër ata përdorues që nuk janë të kënaqur nga produktet që gjenden sot në treg dhe duan të ndërtojnë vet një telefon sipas preferencave të tyre. Me pak fjalë ata që kërkojnë inovacion.

Kur do të mësojmë më shumë?

Prodhuesi amerikan i telefonave Yezz, do të paraqesë disa nga modulet e ndërtuara ARA në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë javën e parë të muajit që po afron. Shpresojmë që së shpejti të shohim dhe prototipin Spiral 3 mbi të cilin po punon ekipi i Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>