Lajmet

Projekti Coder i Google e kthen Raspberry Pi në një mini server të ri për aplikacione

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
Projekti Coder i Google e kthen Raspberry Pi në një mini server të ri për aplikacione

OLYMPUS DIGITAL CAMERAHakerët dhe edukatorët e duan Raspberry Pi dhe së paku disa njerëz në Google po ashtu.

Për një vit, Google ka financuar një program britanik që i trajnon mësuesit se si të përdoren kompjuterët e lirë në klasë.

Këtë javë, Google paraqiti Coder, një softuer që mund të shkarkohet pa pagesë, i ndërtuar nga një skuadër e punëtorëve të Google në Nju Jork që e kthen Raspberry Pi në një server të vogël që mund të mbajë disa aplikacione bazike uebi për ata që duan të kodojnë në HTML, CSS dhe Javascript. Google thotë që vendosja e Coder në Raspberry Pi merr vetëm dhjetë minuta.

E tëra që ju duhet të bëni për të filluar është një Raspberry Pi, natyrisht, një kartë SD për të ruajtur Coder dhe një lidhje Wi-Fi.

Duke qenë si projekt me burim të hapur i Google, softueri funksionon në shfletuesin Chrome – çfarë tjetër mund të pritni? Libraria e tërë kodit është në dispozicion në GitHub për zhvilluesit me përvojë që duan ta bëjnë vetë editimin e softuerit, në vend se ta përdorin atë për të ndërtuar gjëra.

Google thotë që ka ndërtuar Coder për ta përdorur në projekte programimi nga grupe si Codeacademy dhe Khan Academy.

Softueri madje i përfshin edhe disa aplikacione uebi, me të cilat përdoruesit mund të fillojnë, si një kokërdhokë që është i animuar për t’u hapur dhe mbyllur. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>