Lajmet

Projekti Fuduntu Linux planifikon të mbyllë dyert

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Projekti Fuduntu Linux planifikon të mbyllë dyert

Pothuajse një javë pasi lëshoi një përditësim të freskët për llojin e popullarizuar Linux, projekti Fuduntu të hënën lajmëro që është duke i mbyllur dyert e veta.

“Duke filluar nga dita e hënë, nuk do të implementohen veçoritë e reja,” tha udhëheqësi për komunikim nga ky projekt, Lee Ward, në një postim në blog .

“Përjashtimi i vetëm janë ato veçori që tashmë janë duke u përgatitur. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të ofrojmë arnime të vrimave dhe në siguri deri në ditën e fundit të mbështetjes.”

Lëshimi i fundit i Fuduntu-s do të jetë versionin 2013.3, shtoi ai. 30 shtatori do të jetë dita e fundit zyrtare e Fuduntu Linux.

Fuduntu faktikisht ishte konceptuar si një lloj Linux-i i bazuar në Fedora në vitin 2010, por me kalimin e kohës kishte ndryshuar.

Qëllimi i vet kishte qenë që të ofrojë një përvojë në desktop “diku mes Fedoras dhe Ubuntus” sipas vetë fjalëve të projektit.

Themeluesi dhe zhvilluesi drejtues në këtë projekt, Andrew Wyatt, lajmëroi që ai do të pensionohej së bashku me të. Sidoqoftë anëtarët e tjerë të skuadrës kanë filluar të flasin rreth krijimit të një lloji të brendit të ri, tha Ward.

“Plani për llojin e ri është që ta ribazojë atë kundër llojit tjetër të mirë-vendosur,” shkroi ai.

Skuadra është duke i shqyrtuar opsionet dhe do të bëjë një lajmërim kur të jetë marrë një vendim.

Ndërkohë, do të jetë një takim publik në IRC në #fuduntu në Freenode gjatë javës së ardhshme për të diskutuar për llojin e ardhshëm dhe për të grumbulluar kontribuuesit nga komuniteti. (PCWorld Albanian)

linux

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>