Harduer

Projekti për dy tabletët Linux një hap më përpara

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Projekti për dy tabletët Linux një hap më përpara

pengpod

Midis fenomenit të kompjuterave të vegjël dhe numrit të madh në rritje gjatë vitete të shkuara të kompjuterave me Linux të para instaluar, nuk ka pasur mungesë njoftimesh për harduerët për fansat e Linux.

Linux ka qënë pak aktiv në frontin e tabletëve, por vetëm këtë javë janë bërë dy lajmërime të veçanta mbi tabletët e Linux që mezi i presim.

PengPod: Po shpërndahet

Siç u lajmërua dhe vitin e kaluar, PengPod tejkaloi qëllimet e tij prej 49,000 $ të fondeve në fushatën publicitare Indiegogo, duke arritur ndërkohë më shumë se 72,000 $.

Grupi i projektit nuk e realizoi në fakt qëllimin e dorëzimit në janar që lajmëroi atë kohë por ndërkohë pajisjet e prenotuara filluan të shpërndahen në fillim të këtij muaji, dhe porosi të reja priten të shpërndahen në fund të shkurtit, sipas postit të nxjerrë në blogun e PengPod.

Me një çmim prej 120 $ një tablet 7-inç PengPod 700 përfshin një ekran me kapacitet të plotë prekjeje, 1GB RAM, 8 GB memorje të jashtme, bokse dhe një kamera në pjesën e përparme.linux

Ndërsa PengPod 1000 10 inç vjen me një paraqitje me një rezolucion të lartë, çmi 185 $, ndërkohë që PengPod që kushton 85 $ është një mini kompjuter 3.5 inç me 1 GB memorje RAM dhe 4 Gb memorje të jashme që ngjan me MK802.

Porositë po pranohen në faqen e PengPod. Komentete deri tani kanë qënë të përziera.

‘Vivaldi’: Nga Maji

Gjithashtu është edhe tableti “Vivaldi” , i cili po shfaqet herë pas here nëpër lajmërime të ndryshme.

kdeNë fillim u paraqit nën emrin “Spark” nga zhvilluesi i KDE Aaron Seigo rreth një viti më parë. Pajisja e planifikuar u riemërtua më pas “Vivaldi” dhe ju dha më shumë hapësirë RAM. Me çmim pakice prej 200 euro ose rreth 267 $, Vivaldi do të ofrohet nga Mer Core dhe KDE’s Plasma Active.

Specifikimet nuk janë caktuar ende, por sipas planifikimeve të mëparshme pajisja do të jetë gati në maj, i kompletuar me një ekran me rezolucion të lartë dhe një proçesor më të shpejtë se ai që ishte planifikuar në fillim.

Për të mësuar më shumë vizitoni faqen e MakePlayLive. (PCWorld Albanian)

 

 

Lajmet e fundit>