Lajmet

“Projekti Qytetar Kundër Korrupsionit”, nxënësit sjellin ide kreative për luftën ndaj këtij fenomeni

May 13 2014
0 Shpërndarje
“Projekti Qytetar Kundër Korrupsionit”, nxënësit sjellin ide kreative për luftën ndaj këtij fenomeni

big__mg_8436Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë, u zhvillua dje faza finale e projektit disa mujor: “Projekti Qytetar Kundër Korrupsionit”. Në këtë projekt janë përfshirë tri shkolla të mesme pilot në qytetin e Tiranës: shkollat “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Myslym Keta”. Nxënës nga të tria shkollat, nëpërmjet prezantimeve të tyre adresuan problematikat e korrupsionit në vendin tonë dhe sollën disa ide rreth rrugëve sesi ky fenomen mund të luftohet në mënyrë efikase.

E pranishme në këtë aktivitet ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, falenderoi gjimnazistët pjesëmarrës në këtë projekt për propozimet e ideve të tyre kreative për të luftuar fenomenin e korrupsionit, por edhe përfshirjen e nismave antikorrupsion si pjesë të kurrikulës shkollore. Ministrja Nikolla gjithashtu gjatë fjalës së saj u ndal edhe në rëndësinë që ka edhe inovacioni dhe dixhitalizimi për modernizimin e sistemit arsimor.

“Gjithashtu, në Javën e Inovacionit, duket me vend t’ju bëjmë me dije se po punojmë për jetësimin e një prej objektivave të Programit Qeverisës, i cili lidhet me dixhitalizimin në sistemin arsimor, me zbatimin e platformave e-learning në procesin e mësimdhënies. Reforma në përdorimin e teknologjisë së informacionit do të ofrojë një siguri më të madhe në aftësimin e nxënësit dhe mësuesit drejt sfidave të reja. Kjo mendoj se është baza e implementimit të strategjisë qeverisëse për modernizimin e sistemit.”, u shpreh Nikolla në fjalën e saj. (PCWorld Albanian)  

Lajmet e fundit>