Analiza

Projekti Spartan, porta drejt teknologjisë të së ardhmes në ueb

Apr 2 2015
0 Shpërndarje
Projekti Spartan, porta drejt teknologjisë të së ardhmes në ueb

browsers-100574542-primary.idgeSë fundmi, vetëm 10 ditë pas lançimit të versionit teknik paraprak 10041 të sistemit Windows 10, Microsoft ka bërë të disponueshëm dhe ndërtimin e ri 10049. Ky version është i rëndësishëm për faktin se ai përfshin shfletuesin e shumëpërfolur me pseudonimin ‘Project Spartan’, gjeneratën e re të shfletuesit të Microsoft. Me këtë shfletues Microsoft më në fund shmang nevojën e ofrimit të mbështetjes për shfletuesit apo teknologjitë e vjetra.

Në vend të inkorporimit të motorit Trident HTML të Internet Explorer dhe CSS, Projekti Spartan është bazuar në një motor të ri Trident bazuar në HTML 5. Ky motor i ri përpunimi është dizenjuar për tu përditësuar, gjë kjo që nuk ishte e mundur në shfletuesin Internet Explorer. Ka shumë për të thënë për këtë shfletues të ri por mos prisni të shikoni të gjithë funksionalitetet e tij në këtë version paraprak të Windows 10. Shfletuesi final do të jetë më shumë se kaq. Tanimë ky shfletues nuk do t’ju ofrojë sinkronizim mes pajisjeve dhe mbështetje për shtojcat. Karakteristika të tjera janë një pamje e re shkarkimi, navigimi në historinë e shfletuesit, të lexuarit offline etj. Përveç kësaj ju nuk do të keni akses në të gjitha shtojcat të Internet Explorer.

project-spartan-cortana-100576293-large.idgeNdërfaqja e këtij shfletuesi të kujton shfletuesit e tjerë modernë ndaj përdoruesit do të mësohen shpejt me të. Brenda këtij shfletuesi do të keni akses direkt në asistentin virtual të Microsoft, Cortana. Cortana mund të aktivizohet direkt nga paneli i kërkimit të shfletuesit. Ndërtimi i një agjenti kërkimi brenda një shfletuesi është diçka tepër e dobishme sidomos kur ai është i aftë të nxjerrë konkluzione për ju bazuar në informacionin që kërkoni. Një tipar i ri e sjell akoma më afër shfletuesin me aplikacionin e shënimeve OneNote të Microsoft. Ju mund të mbani shënimet tuaja direkt nga shfletuesi dhe ato do të ruhen automatikisht në OneNote, madje dhe mund t’ja dërgoni ato kontakteve tuaja përmes emailit.

project-spartan-annotations-100576296-large.idgePërvec këtyre Projekti Spartan ofron një pamje më të mirë për të lexuar pa grafika hutuese apo reklama në sajë të një funksionaliteti të ri i cili tani është pjesë e telefonëve quajtur Reading View(Pamja e Leximit). Pamja e Leximit është integruar me një funksionalitet tjerët quajtur Reading List(Lista e Leximit). Në fakt, ky funksionalitet largon çdo imazh apo përmbatje flash nga uebfaqja duke lënë vetëm teksin me qëllimi thjeshtimin e pamjes. Në versionin final të shfletuesit do të keni mundësi të shpërndani Listën e Leximeve përmes pajisjeve, ku përfshihen telefonët Windows dhe disa tabletë të vegjël që janë në gjendje të përdorin shfletuesin Spartan.

Në Windows 10, Projektin Spartan mund ta gjeni në menunë Start dhe në Windows Task bar. Krahasu shfletuesit Spartan në Windows 10 do të jetë edhe Internet Explore. Microsoft ka njoftuar se Projekti Spartan dhe Internet Explorer do të fuqizohen nga motorrë të ndryshëm. Ky version do të jetë i dobishëm sidomos për zhvilluesit e aplikacioneve të cilët janë të angazhuar me përgatitjen e aplikacioneve në Windows 10. Nuk keni për tu surprizuar pasi Projekti do të ketë po atë version motorri të ngjashëm me Edge i cili ishte pjesë e Internet Explorer në ndërtimin 10041 me disa ndryshime të vogla.

project-spartan-f12tools-100576295Por ashtu si në versionin e mëparshëm të Internet Explorer, ofrohet mbështetje për standartet ECMAScript 6, Web Audio, CSS Gradient Midpoints, CSS Conditional Rules dhe Touch Events. Tanimë që Microsoft nuk do të përdorë më motorrin e pasqyrimit Trident të IE, Projekti Spartan është porta e teknologjisë të së ardhmes në ueb. Projekti Spartan jo vetëm që përbën lajmin më të rëndësishëm por edhe risinë e vetme të këtij ndërtimi paraprak të Windows 10. Përveç shfletuesit të ri dhe disa korigjimeve të vogla të problemeve, ky version nuk solli diçka të re. Duhet të theksojmë se bëhet fjalë vetëm për një version paraprak të këtij shfletuesi dhe që tani ai ka arritur të mundë më sukses disa nga rivalët e tij në proceset e testimeve dhe pse jo të gjithë siç janë Chrome, Opera, Safari apo Firefox. Pritet që versioni final të jetë akoma më shumë i fuqishëm se kaq. (PCWorld Albanian)

Tags >

Spartan
Lajmet e fundit>