Lajmet

Projekti Spartan? Shfletuesi i ri i Microsoft do të quhet Edge

Apr 30 2015
0 Shpërndarje
Projekti Spartan? Shfletuesi i ri i Microsoft do të quhet Edge

1429905116_microsoft-spartanMicrosoft zbuloi ditën e djeshme emërtimin zyrtar të shfletuesit Spartan i cili do të quhet “Microsoft Edge”. Edge po të përkthehet në gjuhën shqipe do të thotë “buzë”, dhe për Microsoft ky shfletues qëndron buzë, pra i paraprin, produktivitetit.

Microsoft më parë ka lajmëruar se Microsoft Edge do të jetë shfletuesi parësor në Windows 10 ndërsa Internet Explorer do të ngelet një opsion dytësor kryesisht për shfletimin në uebfaqe të vjetra.

Shfletuesi Edge do të jetë më i lehtë më i shpejtë sesa Internet Explorer, si dhe do të pajiset me funksionalitete shtesë si integrimi me OneNote dhe Cortana apo edhe një modalitet leximi me ndërfaqe të thjeshtuar që nxjerr në pah vetëm tekstin duke fshehur imazhet.

Risi e këtij shfletuesi qëndron edhe tek aftësia për të funksionuar me shtojcat e Google Chrome dhe Firefox. Në fakt nuk janë pikërisht ato shtojca, por kemi të bëjmë me shtojca të portuara, një proçes mjaft i thjeshtë. Shtojcat që do të gëzojnë mbështetjen e shfletuesit Microsoft Edge duhet të jenë të bazuara në HTML dhe Javascript. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>