Harduer

Projekti Valerie i Razer është një laptop me tre ekrane 17 inç

Jan 7 2017
0 Shpërndarje
Prodhuesi i njohur i kompjuterave të lojërave, Razer, zbuloi një laptop koncept i cili ka tre ekrane 4K gjatë evenimentit CES në Las Vegas. Projekti Valerie i Razer është një laptop me tre ekrane 17 inç Photo Source: Razer

Kompania thotë se Projekti Valerie është laptopi i parë i këtij lloji. Dy ekranet e tjera rrëshqasin nga ekrani kryesor me një mekanizëm automatik. Një analist e lavdëroi këtë dizajn duke thënë se lojtarët përdorin më shumë se një monitor ditëve të sotme. Të tre ekranet janë 17 inç në madhësi.

Kur paloset laptopi është 3.81 cm i trashë. Sipas Razer ky parametër është i krahasueshëm lehtësisht me të gjithë laptopët standartë e ditëve të sotme.

“E menduam, na u duk çmenduri. A mund ta bënim? Besoj se jemi të çmendur mjaftueshëm për të bërë diçka të tillë,” u shpreh një zëdhënës i kompanisë. Projekti Valerie është thjeshtë një prototip dhe Razer nuk ka bërë të ditur nëse do të dalë në shitje një ditë.

TË NGJASHME >

Projekti Valerie ishte vetëm një prej laptopëve të lojërave që u prezantuan në CES. Acer solli një model 21 inç Predator 21X i cili kushton 9,000 dollar. Samsung gjithashtu prezantoi laptopin e parë të lojërave, Samsung Notebook Odyssey i disponueshëm në 15 dhe 17 inç. (PCWorld Albanian)

Tags >

Razer
Lajmet e fundit>