Vëzhgim

Projekti SARTRE, "liron" ngasësit nga detyra e drejtimit të automjetit

Jan 17 2011
0 Shpërndarje
Projekti SARTRE, "liron" ngasësit nga detyra e drejtimit të automjetit

Megjithatë në të ardhmen po synohet implementimi i një forme të re të udhëtimit në autostrada, duke synuar minimizimin e rrezikut (pra reduktimin deri në 80% të aksidenteve) dhe duke rritur efikasitetin e shpenzimeve. Në këtë drejtim është duke punuar edhe Bashkimi Evropian që përmes projektit SARTRE ka bërë edhe demonstrimin e parë të një teknologjie që në njëfarë forme automjetet që lëvizin në autostradë i lidh mes vete, duke krijuar një konvojë udhëtimi.

“Ne jemi shumë të lumtur të shohim se sisteme të ndryshme po punojnë shumë mirë mes vete dhe atë qysh në demonstrimin e parë” tha Erik Coleingh, inxhinierë pranë Volvo Cars. “Në fund të fundit, sistemet vijnë prej shtatë kompanive anëtarë të SARTRE, në katër shtete të ndryshme. Moti i dimrit na ka ofruar disa testime shtesë të kamerave dhe pajisjeve të komunikimit”.

Në anën tjetër koordinatori i projektit Tom Robinson, ka thënë se kjo teknologji do të rris sigurinë në rrugë, do të mundësojë shfrytëzim më të mirë të hapësirës rrugore, do të sjellë komfor gjatë vozitjeve të gjata si dhe do të reduktojë konsumimin e derivateve dhe emetimin e CO2-it.

Projekti SARTRE, në fakt në thelb ka principin e rreshtimit të automjeteve në formë të konvoit, me ç’rast një ngasës profesional është i pranishëm në automjetin e parë udhëheqës, ndërsa secili automjet tjetër matë shpejtësinë, distancën dhe drejtimin, dhe përshtatet sipas të parit. Të gjitha automjetet janë të larguara totalisht mes vete dhe mund të largohen rreshtimi në çfarëdo kohe. Por në momentin që ato rreshtohen, ngasësit i mundësohet të pushojë dhe të bëjë gjëra tjera gjersa rreshti ecën drejt drejtimit të caktuar.

Testimi që u bë sot përfshiu një automjet udhëheqës dhe një automjet tjetër përcjellës. Automjeti i dytë përcolli me precizit të lartë të parin, dhe atë përreth një shtegu testues të Volvo Proving Grond afër Gothenburg, Suedi.

Zhvillimi i kësaj teknologjie është duke ecur mirë dhe ka gjasa që brenda dhjetë viteve ta shohim edhe si produkt përfundimtar në treg. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>