Lajmet

Projektori ultra i vogël nga Optoma, elegant dhe i thjeshtë

Feb 26 2009
0 Shpërndarje
Projektori ultra i vogël nga Optoma, elegant dhe i thjeshtë

Por mos prisni që ky do të zëvendësojë projektorin e lëvizshëm tradicional.
Pakoja përfshin edhe kabllot për lidhjen e projektorit me TV ose pajisje mobile, plus çantën për bartje, një adaptor AC dhe dy bateri litium-hekur, për të cilat Optoma thotë se do të zgjasin nga 90 minuta secila. Me rezolucionin bazë 480-me-320 piksel, Pico mund të projektojë një imazh me diagonale 60 inç nga një distancë 2.5 metra. Instalimi është i thjeshtë. Një mangësi që hasa ishte vështirësia për ta hequr kapakun. Lidhni Pico me pajisjen nga e cila do projektoni, konfigurojeni transmetuesin e medias, (Unë kam përdorur gjeneratën e pestë të iPod), ndizni Pico dhe jeni gati.
Pajisja vjen me kabllo me xhekun 1/8-inç për projektim nga aparati digjital ose pajisjet mobile, si dhe kabllot audio/video kompozitë, për projektim nga TV ose ndonjë PC e pajisur me kompozitë (por jo nga një PC që përdorë DVI ose VGA).
Kualiteti i fotografisë nga Pico më është dukur adekuat, edhe pse ndonjëherë i turbullt. Kjo nuk paraqet problem për video apo foto, por mund të bëjë që disa pjesë të tekstit të mos mund të lexohen (si për shembull fotot e PowerPoint, të eksportuara në imazhe JPEG dhe pastaj të transmetuara nga iPod). Altoparlanti i vogël i integruar është i mjaftueshëm për një dhomë të vogël e të qetë. Kini kujdes që të fikni dritat, pasi që drita LED e Pico është kategorizuar vetëm 9 lumen, për dallim nga llamba e një projektori të kategorizohet me 2000 lumen.
Përkundër çmimit të lartë dhe kufizimeve që ka, Pico ultra i vogël mund të jetë një shoqërues i shkëlqyeshëm mobil.

 

Lajmet e fundit>