Blog

Prokurorët kërkojnë 12 vite burgim për liderin e grupit Samsung

Aug 7 2017
0 Shpërndarje
Nëse shpallet fajtor më 25 Gusht, Lee rrezikon dënimi më të lartë me burg dhënë për një ekzekutiv të Samsung. Prokurorët kërkojnë 12 vite burgim për liderin e grupit Samsung

Zëvendës Presidenti i Samsung Electronics, Jay Y. Lee mohoi akuzat mes lotësh ditën e Hëne ndërsa prokurorët e çështjes kërkuan 12 vite burg për korrupsion dhe dhënie rryshfeti.

Lee, lideri de fakto i një prej konglomeratëve më të mëdhenj të Azisë është arrestuar që nga muaji Shkurt dhe përballet me akuzat e korrupsionit ku përfshihen edhe Presidentja e pezulluar Park Geun Hye.

Nëse shpallet fajtor më 25 Gusht, Lee rrezikon dënimi më të lartë me burg dhënë për një ekzekutiv të Samsung.

Samsung Electronics nuk bëri asnjë koment lidhur me kërkesën e prokurorëve. Aksionet e kompanisë ranë me 0.3% ditën e Hëne pas publikimit të lajmit.

Në qendër të skandalit që ka përfshirë Samsung është dhëna e dy financimeve për miken e ish presidentes Park Geun Hye e cila në këmbim do të mbështeste çementimin e kontrollit të Lee mbi perandorinë e tij.

Park gjithashtu rrezikon dënim me burg. Avokatët e Lee thanë se qëllimi i tij për të fuqizuar pozitat brenda kompanisë ishte një akuzë imagjinare e ngritur nga prokurorët ndërsa shkrirja e dy filialeve të Samsung në 2015-ën ishte për të siguruar mbijetesën e kompanive individuale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>