Biznes

Prokurorët kërkojnë 12 vite burgim për trashëgimtarin e Samsung Jay Y. Lee

Dec 27 2017
0 Shpërndarje
Gjykatësit arritën në përfundimin e se Lee kishte dhënë ryshfet presidentes së vendit për të forcuar pozitat e tij brenda Samsung Electronics. Prokurorët kërkojnë 12 vite burgim për trashëgimtarin e Samsung Jay Y. Lee

Prokurorët kërkuan 12 vite burgim për trashëgimtarin e fronit të Samsung Jay Y. Lee gjatë seancës së apelit mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Lartë të Seulit.

Kërkesa u bë ndërsa trupi gjykues po dëgjonte apelimin e Lee i cili mohoi çdo akuzë duke thënë se nuk kishte takuar asnjëherë presidenten e vendit Park Geun Hye.

Miliarderi 49 vjeçar i grupit Samsung u dënua nga një gjykatë e një shkalle më të ulët në Gusht me 5 vite burg.

Gjykatësit arritën në përfundimin e se Lee kishte dhënë ryshfet presidentes së vendit për të forcuar pozitat e tij brenda Samsung Electronics.

Skandali luajti një rol të rëndësishëm në rrëzimin e presidentes Park e cila u pezullua nga detyra në muajin Mars.

Përballë një vakumi në lidership, Samsung emëroi një gjeneratë të re drejtuesish dhe menaxherësh në tre bizneset kryesore në Tetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>