Biznes

Prokurorët kërkojnë arrestimin e shefit të Samsung, aksionet e kompanisë në tatëpjetë

Feb 16 2017
0 Shpërndarje
Prokurorët kërkojnë arrestimin e shefit të Samsung, aksionet e kompanisë në tatëpjetë Photo Source: Reuters

Aksionet e Samsung Electronics ranë për herën e katërt ditën e Mërkure pasi prokurorët speciale të Koresë së Jugut thanë se do të kërkonin arrestimin e shefit të grupit Samsung Jay Y. Lee si pjesë e hetimeve ndaj skandalit të korrupsionit që ka pushtuar gadishullin.

Aksionet ranë me 1.3% në 1,624 dollar, pika më e ulët që nga data 23 Janar. Akuzat e prokurorisë bazohen në një ryshfet 35.42 milion dollarësh dhënë organizatave të Choi Soon-sil, një mike e afërt e Presidentes e cila është në qendër të skandalit.

Ky ryshfet do ti garantonte Samsung shkrirjen e dy filialeve në 2015-tën duke fortifikuar kontrollin e familjes Lee ndaj Samsung.

Samsung ka pranuar dhënien e fondeve për institucionet dhe organizatat jofitimprurëse por ka mohuar akuzat e lobimit përmes ryshfetit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>