Harduer

Prokuroria Koreane hap hetim ndaj Apple për skandalin e baterive

Jan 22 2018
0 Shpërndarje
Apple kërkoi falje dhe nisi një fushatë për zëvendësimin e baterive me një çmim të reduktuar prej 29 dollarësh. Prokuroria Koreane hap hetim ndaj Apple për skandalin e baterive

Listës së autoriteteve që kanë hapur hetim ndaj Apple pas publikimit të skandalit të baterive i është shtuar edhe Prokuroria e Seulit në Korenë e Jugut.

Komunikimi i paktë i kompanisë në lidhje me përditësimin që do të rregullonte njëherë e mirë problemin dhe ngadalësimi i iPhone pa dijeninë e përdoruesve janë shkaqet kryesore e shumë hetimeve të hapura ditët e fundit.

Apple kërkoi falje dhe nisi një fushatë për zëvendësimin e baterive me një çmim të reduktuar prej 29 dollarësh.

Në një intervistë për ABC News, ekzekutivi Tim Cook foli rreth ngjarjes ku tha: “Ne e kemi sqaruar këtë problem por shumica e njerëzve nuk e kanë dëgjuar me vëmendje. Mbase herët tjera duhet të jemi më të qartë.”

Me debutimin e iOS 10.2.1 Apple uli ndjeshëm fikjet e papritura dhe solli mjete të reja për menaxhimin e baterive..

Cook tha se një përditësim në javët në vijim do të ofronte më shumë detaje për mënyrën sesi po menaxhohet bateria dhe performanca e iPhone. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>