Lajmet

Prolexic: Këtë vit sulmet DDOS pësuan rritje në numër dhe madhësi

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
Prolexic: Këtë vit sulmet DDOS pësuan rritje në numër dhe madhësi

Vëllimi, zgjatja dhe shpeshtësia e sulmeve të shpërndara për mohim të shërbimit (DDOS) që përdoret zakonisht për të rrëzuar uebfaqe dhe sisteme të tjera me trafik të stërngarkuar, sipas një raporti të lëshuar gjatë të mërkurës nga Prolexic, që është ofrues që mundëson zbutjen nga DDOS me bazë në Floridë, pësoi një rritje gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.

“Bandwidthi” mesatar i sulmeve të vëzhguara nga Prolexic gjatë tremujorit të parë të vitit 2013 ishte 48.25 Gbps, që paraqet një rritje të tetëfishtë në krahasim me atë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2012, kur sasia e sulmeve ishte 5.9Gbps.

Madhësia e një sulmi të profilit të lartë gjatë muajit të kaluar kundër një organizate që lufton spamin e quajtur Spamhaus që ishte raportuar që kishte arritur majat mbi 300Gbps, duke e arritur sasinë më të madhe në histori, ishte vulgarisht e mbivlerësuar, tha Prolexic në raportin e vet.

Sidoqoftë, Prolexic bëri zbutjen e një sulmi prej 130Gbps në mars, tha kjo ndërmarrje.

Shifra prej 25 për qind e sulmeve kundër konsumatorëve të Prolexic gjatë tremujorit të parë të vitit 2013 ishte modeste dhe kishte një “bandwidth” mesatar me vlerë nën 1Gbps.

Sidoqoftë, 11 për qind patën një “bandwidth” mesatar prej më tepër se 60Gbps, duke sugjeruar që sulmuesit janë duke u bërë më të organizuar dhe më mirë të pajisur për të lëshuar sulme të shkallës së lartë, tha ndërmarrja.

Sulme të nivelit kaq madhor arrihen me ndihmën e botnetëve të formuar nga serverët e uebit të sulmuar në vend të PC-ve.

Sapo të sulmohen, këta serverë kontrollohen përgjatë skriptave mashtruese PHP.

Kjo është metoda e njëjtë që është përdorur nga një grup i quajtur Izz ad-Din al-Qassam Cyber Fighter për të sulmuar institucionet financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (PC World Albanian)

ddos

Tags >

DDoS
Lajmet e fundit>