Lajmet

Prollie vlerëson përdoruesit në bazë të postimeve

Jun 2 2013
0 Shpërndarje
Prollie vlerëson përdoruesit në bazë të postimeve

prollieProllie është një platformë që kërkon ti ndihmojë përdoruesit e rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter të gjejnë njerëzit më interesantë të uebit.

Themeluesit e faqes kanë krijuar një algoritëm për çdo rrjet që i mat përdoruesit me masën se sa mirë e përdorin ata median sociale. Prollie vlerëson grafikët e Facebook, Twitter, Tumblr, Linkedln dhe Instagram për të përcaktuar kuotat.

Si punon?

Prollie është një platformë opsionale ku mund të regjistrohesh për tu vlerësuar. Edhe pse nuk ka asgjë të qartë se si vlerësohen, përdoruesit duhet të kenë jo vetëm postime, por edhe ide origjinale, që i përgjigjen njerëzve.

Nuk ka nevojë të jesh i regjistruar për të parë vlerësime mbi përdoruesit e Prollie.

Mjafton ti kërkosh sipas interesit tënd. Themeluesi Mike thotë për shembull se po kërkon ekspertë blogjesh.

Prollie përballet me një çështje interesante: Të gjitha vlerësimet i bëhen llogarive publike, dhe themeluesve do tu duhet të rekrutojnë adoptues fillestar. Faqja ka shtuar 5000 përdorues aktivë dy muajt e fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>