Lajmet

Promovohet emisioni i ri i pullave postare “500 Vjetori i Marin Barletit”

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
Promovohet emisioni i ri i pullave postare “500 Vjetori i Marin Barletit”

Emisioni i ri i pullave postare titulluar “500 Vjetori i Marin Barletit”, është promovuar nga Posta e Kosovës.

Gjithashtu ky institucion organizoi Ekspozitën Filatelike të pullave postare 2000-2012, ku u prezantuan në formë vizuale të gjitha pullat postare të prodhuara nga Posta e Kosovës PK sh.a. gjatë 12 viteve të fundit.

Sipas drejtuesve të këtij institucioni, përmes 88 emisioneve të pullave postare të emetuara deri më sot, Posta e Kosovës ka arritur të tërheqë interesimin e koleksionistëve . Përmes pullave postare në shumë vende të botës është prezantuar historia e lavdishme e Kosovës.

Nga 1 gushti, Posta e Kosovës ka filluar veprimtarinë e saje si Ndërmarrje Publike dhe është përfshirë ne një proces të gjerë reformimi, me pikëpamje dhe objektiva të qarta për tu shndërruar në një lider të ofrimit të shërbimeve postare, gjithnjë duke u mbështetur në parimet e ekonomisë së tregut, konkurrencës dhe mbrojtjes së interesave të konsumatorëve.

Posta e Kosovës funksionon në gjithë territorin e vendit përmes 155 zyrave të saj postare, ku së shpejti pritet edhe fillimi i operimit të 19 Butik Postave në mënyrë që qytetarët e Kosovës t’i kenë edhe me pranë shërbimet sa më të mira, të shpejta dhe më efikase. (PCWorld Albanian)

11

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>